Real Madrid nuk kërkon vetëm yje si Harry Kane apo ndonjë tjetër. Klubi “Los Blancos” po vazhdon kërkimin rreth talentëve të rinj, duke ndjekur shembujt e shumtë të viteve të fundit. Pas blerjes së Asensios, Vallejo, Vinicius JR, Odegaard dhe Ceballos, klubi madrilen duket se edhe në verën e ardhshme do të tentojë transferimin e lojtarëve të rinj dhe me shumë perspektivë për të ardhmen. Drejtuesit e skuadrës spanjolle tashmë po vëzhgojnë talentët që po shkëlqejnë me skuadrat e tyre dhe kanë formuar një listë të ngushtë me 7 lojtarë nga shumë talentë që posedon bota e futbollit.
7 talentët që kanë tërhequr vëmendjen e Real Madrid
Kepa Arrizabalaga (portier – 23 vjeç – Athletic Bilbao)
Alvaro Odriozola (mbrojtës anësor – 21 vjeç – Sociedad)
Fabian Ruiz (mesfushor – 21 vjeç – Real Betis)
Christian Pulisiç (mesfushor – 19 vjeç – Dortmund)
Kasper Dolberg (sulmues – 20 vjet – Ajax)
Timo Werner (sulmues – 21 vjeç – Leipzig)
Marcus Rashford (sulmues – 19 vjeç – Manchester United)