Padyshim që të vegjël lidhemi dhe tërhiqemi nga historitë e frikshme me fantazma por për ekspertët jo të gjitha janë të frikshme.
Në vend që të trembemi sipas tyre duhet të mendojmë se dikush po mundohet të na dërgojë një mesazh.
Por si ta dallojmë se kemi vizitorë të paftuar. Ja 7 shenjat tipike:
Pamje dhe zhurma misterioze
Jo të gjitha shtëpitë e pushtuara nga fantazmat janë të këqija, por thjesht keqkupthen, thonë ekspertët. Shenjat klasike të cilat hasen janë zhurmat misterioze që vinë nga vendet që nuk i dallojmë dot, përplasje dhe gërvishtje në mure apo gjëra që lëvizin nga një vend në një tjetër, të cilat as nuk i ke prekur fare.
Me siguri kushdo që ka parë filma horror apo dokumentarë me fantazma duhet ti dijë tashmë shenja të tilla. Ajo që ndoshta nuk dini është ajo se çfarë quani “e pushtuar”.
Ekpertët thonë se kur kanë shkuar nëpër shtëpi të pushtuara nga fantazmat janë helmuar me monoksid karboni që i bën ata të kenë haluçinacione. Myku po ashtu jep të njëjtin efekt.
Ektoplazmë
Ektoplazma është një substancë që ende mbetet mistike për shumë ekspertë të aktiviteteve paranormale. Historikisht është shfaqur gjatë seancave të gjendjeve shpirtërore.
Newkirk, ekspert i aktiviteteve paranormale shprehet: Isha në një shtëpi të pushtuar para shtatë viteve, familjarët e së cilës pretendonin se gjërat lëviznin vetë dhe ndërkohë që isha i pranishëm ndjeva një lëng të trashë e të çuditshëm. U shfaq e më ra në krah nga askundi. Familja pretendon se një gjë e tillë ju ndodhte gjithë kohës. Ishte një ndjesi kaq e çuditshme.”
Lëvizje të pashpjegueshme
Objektet nuk lëvizin vetë, vetëm nëse jetoni në një ambjent ku era i bën dyert të hapen e të mbyllen. Përndryshe, një forcë e çuditshme dhe e pashpjegueshme e bën një gjë të tillë.
Ndaj dhe kur të shihni gjëra që lëvizin nëpër shtëpi pa ndonjë shkak të caktuar, mund të jesh i sigurtë se diçka apo dikush ka ardhur për “vizitë”. Objektet që fluturojnë janë frikësuese por lëvizjet e pashpjegueshme mund të jenë edhe më të tmerrshme.
Të ndihesh sikur po të vëzhgojnë
Të ndihesh sikur po të vëzhgojnë nuk duket si një faktor bindës e që matet por njerëz që jetojnë në shtëpi të pushtuara ankohen shumë për një gjë të tillë. Shumë besojnë se është si një shqisë e gjashtë. Ndihesh sikur gjendesh në një vend me ndjesi me të vërtetë të këqija.
Shpeshherë përshpëritjet apo zgjimet në mes të natës sepse ke ndjesinë se dikush po të vëzhgon janë shenja. Nëse ka apo jo një shpjegim normal për një aktivitet të tillë apo ndjesi nuk dihet ende por është një faktor kyç për shtëpitë e pushtuara nga shpirtrat.
Ndryshim i personalitetit
Kur mendojmë për pushtimin, mendja jonë menjëherë shkon tek djalli, djalli dhe vetëm djalli. Por ekspertët thonë se jo gjithmonë, është djalli ai që na pushton dhe shfaq prezencën e tij. Edhe një fantazëm normale mund të të pushtojë.
Ju mund ta dalloni personin që është pushtuar përmes faktit se sillen jashtëzakonisht çuditshëm në krahasim me herët e tjera. Nuk e njeh, ka një personalitet tjetër.
Pronarët e mëparshëm
Nëse dyshon se mund të jesh duke blerë një shtëpi të pushtuar nga shpirtrat, me patjetër duhet të informohesh mbi historinë e asaj shtëpie. Pyet sa më shumë.
Një grua nuk merrte dot frymë kur ndodhej në dhomën e gjumit, jo se kishte probleme natyrale me frymëmarrjen por ishte diçka tjetër e pashpjegueshme. Më vonë ajo do të merrte vesh se aty vite më parë kishte rënë zjarr dhe një grua ishte djegur e gjallë.
Kështu që nëse përjeton nëpër shtëpi gjëra të cilat nuk mund ti shpjegosh bën mirë të kërkosh të dhëna që të qartësohesh mbi faktin se përse ka një aktivitet të tillë në shtëpinë tënde.
Shpresa është se në momentin që zbulon arsyen e pushtimit dhe sjelljeve të çuditshme, mund të arrish që të qetësosh fantazmën.
Ç’rregullim fizik dhe emocional
Një pushtim mund të ketë një efekt të pashpjegueshëm në humorin tuaj madje dhe në gjendjen tuaj fizike. Të bën të ndihesh i zemëruar apo i dobët. Edhe vetë ekspertët i kanë përjetuar ndjesi të tilla gjatë kohës së inspektimit të zonave dhe shtëpive të pushtuara.
Ka diçka në atë vend, thonë ata, sapo ti vë këmbën aty dhe dëgjon, vëzhgon që të bën krejtësisht konfuz. Duke parë dhe ndjerë gjëra të çuditshme e të paprovuara, edhe humori ndryshon por me tu larguar nga vendi gjërat kthehen në normalitet.
Tre llojet e pushtimit
Ekspertët i ndajnë pushtimet nga shpirtrat në tre kategori: inteligjentë, të ngecur dhe të qëllimshme. Pushtimi klasik është ai inteligjent. Shpirti ndërvepron në mënyrë mjaft inteligjente me njerëzit, duke përcjellë mesazhe. Ndërsa një tjetër pushtim i zakonshëm është ai i pushtimit të ngecur.
Një shembull i tillë është rasti kur ndjen prezencën e dikujt, diçkaje por që nuk vepron, thjesht ka ngecur dhe ti e ndjen se është aty por nuk të shqetëson.
Rasti i fundit ai i pushtimit të qëllimshëm ka të bëjë më shumë me të jetuarit, të ndjerit në çdo aspekt të fantazmës. Ajo ndodhet qëllimisht aty.
Çfarë të bëjmë kur shtëpia është e pushtuar
Mënyra më e mirë për të përballuar faktin dhe prezencën e shpirtrave apo fantazmave në shtëpinë tënde është të mbash një qëndrim të qartë dhe konstant. Flit me atë që ndjen se është prezent dhe tregoji se cilat janë qëllimet tuaja.
Shumica e njerëzve që kuptojnë se shtëpia e tyre është e pushtuar, jetojnë qetësisht me idenë për sa kohë nuk ju jep shqetësime por në momentin që kuptojnë se po bezdisen ata thjesht thonë: Duhet të largohesh tashmë! Mundësisht betoju në emër të besimit që i përkisni për shembull.

[Burimi: Reader’s Digest]