Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) paralajmëroi se ndotja e ajrit çdo vit shkakton vdekjen e 7 milionë personave në botë, ndërsa 92 për qind i rreth 4 miliardë personave në rajonin Azi-Paqësor janë duke thithur ajër toksik, transmeton Anadolu Agency.
Në raportin e ri të Programit të Mjedisit të OKB-së (UNEP), është bërë e ditur se me një paketë parandaluese e përbërë prej 25 pikë, në Azi me vitin 2030 do të mund të shpëtohet jeta e miliona njerëzve si dhe 1 miliard persona do të mund të thithin ajër të pastër.
“Rritja e standardeve të emetimit, intensifikimi i kontrolleve mbi automjetet, centralet e energjisë dhe industrisë me përmasa të vogla dhe të mëdha, zvogëlimi i djegies së mbeturinave të ngurta në zonat bujqësore dhe urbane, parandalimi i zjarreve të pyjeve, menaxhimi i duhur i plehrave të kafshëve, sigurimi i energjisë së pastër për amvisëritë dhe përmirësimi i transportit publik”, janë masat që janë përmendur në raport.
Në raport theksohet se ndotja e ajrit çdo vit shkakton vdekjen e parakohshme të 7 milionë personave në botë prej të cilëve 4 milionë në Azi-Paqësor, ndërsa 92 për qind i rreth 4 miliardë personave në rajonin Azi-Paqësor janë duke thithur ajër toksik që mund të përbëjë rrezik serioz për shëndetin.
Drejtori Ekzekutiv i UNEP ka theksuar se “ajri i pastër që është nevoja më themelore” tashmë është shndërruar në luks në shumë vende të botës, vuri në dukje se ka shumë zgjidhje të testuara që mund të zbatohen.
Ndërkohë theksohet se zbatimi i kësaj pakete do të kushtojë 300-600 miliardë dollarë në vit.