Rezulton se ka një formulë për të tërhequr dashurinë…
Dashuria dhe joshja janë në mënyrë të debatueshme emocionet më konfuze të të gjithë humanëve. Këto janë studiuar gjërësisht nga shkenca dhe ajo që është zbuluar mund të të suprizojë.
Ne mund të mos e dimë saktësisht se përse këto gjëra ndodhin, por nuk ka dyshim që në një pikë në historinë tonë te evolucionit, ato u shërbyen paraardhësve tanë gjithashtu.
Po paraqesim 7 fakte shkencore surprizuese, por të vërteta mbi dashurinë dhe joshjen
Meshkujt janë më të durueshëm me femrat nga sa janë femrat me meshkujt
Sipas hulumtimit, femrat presin vetëm shtatë ditë që të dëgjojnë ndonjë lajm nga të dashurit e tyre përpara se të heqin dorë. Meshkujt priren të presin afërsisht 11.25 ditë.
Meshkujt janë gjithashtu 80% më shumë të gatshëm se femrat që të dalin në takim me dikë për të cilën ata akoma nuk kanë krijuar një ndjenjë.
Zëri ynë ndryshon kur tërhiqemi nga dikush
Studimet tegojnë se si meshkujt edhe femrat e ndryshojnë zërin kur flasin me dikë që e vlerësojnë si tërheqës/e.
Është interesante që për të dyja gjinitë, toni i zërit vjen duke rënë, zë i cili cilësohet si më tërheqës kur krahasohet me zërin normal të folësit.
Njerëzit janë të lidhur me seksin paramartesor
Rezulton se brezi i gjyshërve tanë nuk ishte aq i pafajshëm sa na ka bërë të besojmë.
Sondazhet tregojnë se madje edhe ndër femrat e lindura në vitet 1940, më shumë se 9 nga 10 femra kishin kryer mardhënie përpara se të martoheshin.
Po të llogarisnim të gjithë brezat nga vitet 1940 deri në ditët e sotme, 95% e njerëzve kanë kryer mardhënie para martese të paktën një herë.
Bukuria në të vërtetë nuk mund të injorohet
Përshtypja e parë është e rëndësishme dhe joshja ndikon shumë, sipas një kërkimi shkencor.
Kur subjekteve iu kërkua që të merrnin pjesë në një detyrë kërkuese duke injoruar gjatë kësaj kohe fytyrat që shfaqeshin në mënyrë periodike, fytyrat tërheqëse ishin disa herë më shpërqëndruese se ato jo tërheqëset.
Bukuria mund të jetë në syrin e shikuesit, por sapo ta shohësh atë, mund të jetë sfiduese për ta nxjerrë nga mendja.
Femrat tërhiqen më shumë nga meshkujt që mbajnë qen
Meshkujt shpesh kanë pretenduar se një mënyrë e përsosur për të takuar një femër është duke nxjerrë qenin në park.
Ndër disa studime, hulumtuesit kanë zbuluar se një mashkull me një qen në xhiro ka tre herë më shumë gjasa të marrë numrin e telefonit të një femre.
Meshkujt me të vërtetë që preferojnë “The lady in red”
Femra: Nëse doni të bini në sy por pa tërhequr shumë vëmendje, vendosni të vishni diçka të kuqe.
Për arsye që janë akoma të paqarta, studimet tregojnë vazhdimisht se kur e njëjta femër vesh të kuqen kundrejt një tjetër ngjyre, meshkujt janë më të prirur të anazhohen në biseda më të thella me të.
Femrat me të vërtetë që i pëlqejnë meshkujt me pasuri dhe prestigj
Na vjen keq meshkuj, pavarësisht protestimeve për të kundërten, shkenca tregon se pasuria dhe prestigji ndikojnë tek femrat më shumë se tek meshkujt.
Kur e njëjta femër ulet në një makinë të klasit të lartë apo në një makine të klasit mesatar, për meshkujt ajo është njësoj tërheqëse. Ndërsa femrat zakonisht do ta vlerësonin si më joshës atë mashkull të ulur në një makinë të klasit të lartë.
Dashuria dhe joshja janë komplekse dhe herë pas here, të çuditshme
Mund të jetë e vështirë të lundrosh në ujërat e takimeve të hershme, atëherë përse të mos marrësh çdo përfitim që të mundesh?
Duke shëtitur qenin, duke veshur një fund të kuq nuk është garanci për dashurinë … por as nuk të lëndon.