– Nëse keni lindur në pjesën e parë të muajit janar, ju i përkisni shenjës së Bricjapit, një shenjë e disiplinuar, punëtore dhe shumë e organizuar! Ndërsa ujori është krejt e kundërta e kësaj shenje që është me këmbë në tokë.
– Lulja e tyre është karafili dhe një lule e bardhë e cila vjen nga familja e zambakëve.
– Janë njerëz kreativë dhe kanë një imagjinatë të shthurur (në kuptimin e mirë të fjalës).
– Guri i tyre është garnet, një gur i çmuar i kuq i cili simbolizon lumturinë shëndetin dhe mirëqenien.
– Sipas një studimi të Universitetit të Kolumbisë njerëzit e lindur në muajin janar kanë rrezik më të lartë për të zhvilluar sëmundje si diabeti tip 1 apo 2.
– Numri i tyre me fat është 4 dhe 22.
– Njerëzit e lindur në muajin janar janë natyrë shumë sportive, por janë të prirur ndaj alergjive ushqimore. Mjekët besojnë se kjo vjen nga niveli i ulët i vitaminës D marrë nga nënat gjatë shtatzënisë.