Sipas American Academy of Pediatrics dhe Canadian Society of Pediatrics, fëmijët e moshës 0-2 vjeç nuk duhet të kenë kurrfarë kontakti me teknologjinë. Fëmijët e moshës 3-5 vjeç duhet të kalojnë vetëm një orë në ditë, kurse nga mosha 6 deri në 18 vjeç rregullat dhe nevojat ndryshojnë. Fëmijët dhe adoleshentët kalojnë 4 deri në 6 herë më shumë se rekomandimet e mësipërme, duke rrezikuar shpeshherë jetën e tyre. Zbuloni cilat janë 9 arsyet pse duhet të kufizoni përdorimin e teknologjisë :
RRITJE E AVASHTË E TRURIT: Nga mosha 0 në 2 vjeç, truri i fëmijëve trefishon dimensionet e tij dhe vazhdon rritjen deri në moshën 21 vjeç. Studimet kanë treguar që ekspozimi ndaj objekteve krijon një deficit të funksioneve minimale mendore.
VONON ZHVILLIMIN E TYRE: Përdorimi i teknologjisë ngadalëson lëvizjen dhe për pasojë krijon vështirësi në zhvillimin e fëmijëve. Aktualisht në SHBA, një në tre fëmijë nis shkollën me mangësi duke sjellë kështu probleme në përformancën e tyre në shkollë.
NDIKON NË SHFAQJEN E OBEZITETIT: Përdorimi i pakontrolluar i teknologjisë ndikon në shtimin e rasteve të obezitetit. Sipas një studimi të fundit amerikan, fëmijët që kanë pajisje teknologjike në dhomë rrezikojnë me 30% të preken nga obeziteti. Këta fëmijë mund të preken në të ardhmen nga diabeti, infarkti dhe hemorragjia cerebrale.
SËMUNDJET MENDORE: Përdorimi i pakufizuar i teknologjisë, kryesisht celularit dhe iPad-it është një ndër burimet kryesore që ndikojnë shfaqjen e probleme mendore si depresioni fëmijëror, shqetësimet bipolare, psikozat dhe sjellje problematike.
RRIT AGRESIVITETIN: Imazhet e dhunshme që fëmija sheh rëndom në tv ose lojërat e ndryshme në internet, bëjnë që ai të manifestojë sjellje agresive. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka përcaktuar dhunën në media si rrezik për shëndetin publik.
TEKNOLOGJIA KRIJON VARËSI: Puna, jeta sociale e tejmbushur bën që fëmijët të jenë larg fëmijëve në pjesën më të madhe të ditës. Ky i fundit përpiqet të mbushë hapësirën e mungesës prindërore me teknologjinë duke shfaqur sjellje varësie.
DËMTIMI NGA RREZET: Në maj të vitit të kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka klasifikuar celularët si një rrisk potencial kancerogjen. Kjo lidhet pasi celulari transmeton valë elektromagnetike EMF.