Federata e Tenisit po përballet me një humbje prej 7.5 milionë sterlinash për vitin 2018, duke lënë një ”vrimë të zezë financiare” për vitin e ardhshëm, mëson BBC Sport. Vitin e kaluar, Federata në fjalë kishte një humbje prej 4.7 milionë funtesh. Kuptohet se hapësirat regjionale mund të mbyllen për t’i reduktuar kostot e larta, transmeton IndeksOnline. Federata e Tenisit bën me dije se ka një vizion të ri që ta zhvillojë sportin në fjalë, duke e bërë relevant, të pranueshëm, mirëpritës dhe argëtues.
”LTA është tani duke e shikuar mundësinë më të mirë për të gjetur zgjidhje. Kështu duhet të takohemi me tifozët, lojtarët, trajnerët dhe me vendet që organizojnë tenis”, tha zëdhënësi i Federatës.