Valenciennes, Francë. Ekipi kombëtar italian i femrave, që drejtohet nga Milena Bertolini, fluturon në fushë dhe kualifikohet në raundin e radhës së Kupës së Botës, pasi zuri vendin e parë në grup, me një rekord të ri. Pas 3 milionë e gjysmë shikuesish, që kishin ndjekur debutimin e vajzave axurre me Australinë dhe 2 milionë e 870 mijë shikuesve të ndeshjes me Xhamajkën, sfida e natës së kaluar me Brazilin, e transmetuar nga “Sky Sport”, “Sky Mondial” dhe për herë të parë në histori nga Rai 1, regjistroi 7 milionë e 322 mijë shikues, me një përqindje prej 32.8%.
Ky ishte rezultati më i mirë ndonjëherë në Itali, në aspektin e shikueshmërisë së një kompeticioni futbollistik për femra. Ndërkohë, ekipi italian do të arrijë në Montpellier pasdite, ku më 25 qershor (ora 18:00) do të përballet me Kinën, ose Nigerinë, në 1/8 finale të Kupës së Botës, me qëllimin e shkuarjes në çerekfinale për herë të parë. Një sukses që mund ta afrojë Italinë më afër Lojrave Olimpike të Tokios, ku do të kualifikohen tri skuadrat kombëtare më të mira europiane të kësaj Kupe Bote për femra.