Mesfushori i Manchester City, Yaya Toure, është shpallur fajtor sepse e ka ngarë makinën në gjendje të dehur, por tha se ai nuk ka konsumuar alkool me qëllim. Futbollisti 33-vjeçar nga Bregu i Fildishtë i tha trupit gjykues se po pinte një “coca-cola” dietike gjatë një feste, por kishte ngatërruar kanoçe dhe vetëm pasi e kishte gëlltitur kishte dalluar se kanoçja tjetër përmbante alkool. Yay Toure nuk e kundërshtoi gjobën prej 54 mijë paundësh (65 mijë euro) dhe heqjen e patentës për 18 muaj, pasi limiti i alkool i gjetur në teste ishte kaluar ndjeshëm nga mesfushori. Toure u ndalua nga policia në Dagenham, në lindje të Londrës. Testi i alkool e nxori Toure me 75 mikrogramë për 1000 milimetra nga fryma e tij, dy herë më shumë norma e lejuar në Angli. Toure pranoi dënimin dhe shpjegoi në një status në “Facebook”: “Vozitja e makinës nën efektin e alkool është një krim serioz, edhe pse në rastin tim konsumimi i alkool nuk kishte ndodhur qëllimit unë e pranoj dënimin dhe gjobën dhe dua të kërkojë ndjesë për situatën e kërkuar.” Vetëm në muajin e fundit Toure ka punuar me skuadrën e parë të Manchester Citu, sepse më parë ka qenë i pezulluar si pasojë e disa deklaratave të bëra nga menaxheri i tij, Dimitri Seluk.