Shkup, 11 maj – Edhe pse ende nuk janë takuar me organet kompetente të FFM-së, nga Zyra për marrëdhënie me publik te KF Shkëndija thonë se skuadra e Shkëndijës në Strumicë do të ketë mbështetjen e tifozëve të tyre.
“Shkëndija si klub do të merr gjithë masat e nevojshme për organizim të mirëfilltë të finales së Kupës. Mirëpo në këtë moment nuk mund të flitet për detale pasi që këto ditë presim organet kompetente të FFM-së të caktojnë takim të përfaqësuesve dhe komisarëve për siguri të dy ekipeve finaliste dhe Komisarit për Siguri të FFM-së, ku do të vendosen gjithë detalet për organizimin e Kupës dhe për çka ne si klub do të njoftojmë opinionin në kohë reale. Ajo që dihet sigurt është se do të kemi tifozët tanë me veti në Strumicë dhe presim mbështetja e tyre të jetë ndihmë e madhe për futbollistët në synimin për të fituar Kupën”, shprehen nga Zyra për Marrëdhënie me Publik e KF Shkëndija.
Kujtojmë, skuadra e Shkëndijës më 17 maj do të mbrojë trofeun e Kupës kundër Pelisterit, ku siç thamë ndeshja finale do të zhvillohet në Strumicë. (koha.mk)