Është përcjellë për në banesën e fundit kryetari i komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi, i cili dje me 6 plumba u qëllua për vdekje. Shumë qytetarë të Bogovinës kanë marrë pjesë në varrimin e Idrizit, ndërsa në mesin e tyre edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe funksionarë të tjerë të BDI-së.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur pas orës 10 të mëngjesit, ndërsa edhe vrasësi ka ndërruar jetë në spital, pasi kishte qëlluar vetveten pas vrasjes. Banorët e Bogovinës thonë se janë të tmerruar nga ngjarja, ndërsa shprehin ngushëllime për familjet e dy të ndjerëve.