Ju jeni çfarë hani – kështu është edhe vagina. Duke qenë se dieta ushqimore ndikon në pothuajse gjithçka, duke filluar nga cikli menstrual deri tek luhatjet e humorit, nuk është habi që ajo të ndikojë edhe në pjesët e poshtme të trupit.
Ekspertët japin këto këshilla, që gjithçka të funksionojë siç duhet atje poshtë:
Hani më shumë prebiotikë dhe probiotikë
Vagina, ashtu si zorrët, ka nevojë për baktere të shëndetshme për të luftuar infeksionet dhe mbajtur një pehash normal. Bakteri në zorrë, nga ana tjetër, ndikon tek ai në vaginë. Për të përmirësuar shëndetin e zorrës dhe vaginës, ekspertët rekomandojnë që të konsumoni ushqime me përmbajtje në prebiotikë, si hudhra, qepa, prasi i njomë, dhe ushqime me probiotikë, si kosi, turshitë etj.
Ushqimet e pasura me probiotikë mund të ndihmojnë gratë që vuajnë nga vaginiti – që shkakton dhembje gjatë aktit seksual.
Shijoni frutat e thata dhe yndyra të tjera të shëndetshme
Yndyrat e shëndetshme, si ato të gjendura tek frutat e thata, vaji i ullirit dhe avokado, rregullojnë nivelet e kolesterolit dhe mbajnë nën kontroll nivelet e estrogjenit. Bajamet dhe llojet e tjera të frutave të thata janë sidomos të mira, pasi përmbajnë vitaminat B dhe kalcium, që parandalojnë vaginitin.
Shmangni ushqimet e përpunuara
Ndërkohë që produktet prebiotike dhe probiotike shtojnë baktere të shëndetshme në zorrë dhe vaginë, ato të përpunuara dobësojnë sistemin imunitar, duke lejuar bakteret e dëmshme të përhapen në vaginë. Kjo mund të çojë në shfaqjen e një sërë problemesh në vaginë, si vaginoza bakteriale, infeksionet mykotike, dhembje gjatë aktit seksual dhe infeksione të traktit urinar.
Kufizoni sheqerin
Nivelet e larta të sheqerit mund të dëmtojnë ose zhdukin bakterin e mirë vaginal Lactobacilli, duke rritur kështu rrezikun për shfaqjen e infeksioneve mykotike, dhembjeve dhe irritimit të vaginës.