Pjesa më e madhe e njerëzve të pasur të paktën 30 minuta në ditë ia kushtojnë leximit. Nëse funksionon për ta, sigurisht që mund të funksionojë dhe për ju.
Më poshtë kemi renditur gjashtë libra që flasin për paratë, nga klasikët e financave personale te botimet e reja, të cilët mund t’ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja në vitin 2018.
Për një vit produktiv, shfletoni faqet e librave të kësaj liste:
“Think and Grow Rich”nga Napoleon Hill
Gazetari Napoleon Hill hulumtoi më shumë se 500 milionerë të bërë vetë, përfshirë Andrew Carnegie, Henry Ford dhe Charles M. Schwab, përpara se të niste librin më të shitur të vitit 1937.
Ky klasik do t’ju ndihmojë të kuptoni sesi paratë lidhen më mendimet dhe barrierat psikologjike që i vendosni vetes, dhe gjithashtu ju mëson si të gjeni rrugën tuaj drejt suksesit.
“Business Adventures” nga John Brooks
Njerëzit e pasur besojnë se mënyra më e shpejt për të bërë para është duke ngritur një biznes. Ky libër, i pëlqyer nga Bill Gates dhe Warren Buffett, do t’ju mësojë si ta bëni këtë gjë.
Edhe pse shumë ka ndryshuar në botën e biznesit që nga viti 1960, bazat e ndërtimit të një biznesi të fortë mbeten po ato të njëjtat, shkruan Gates në një vlerësim rreth librit.
“Unshakeable” nga Tony Robbins
Robbins, i cili ka intervistuar disa nga mendjet më të mëdha financiare në botë, ofron një libër loje hap pas hapi se si të transformoni jetën tuaj financiare dhe të rrisni pasurinë tuaj.
Autori më i shitur i New York Times ju mëson se nuk duhet të parashikoni të ardhmen për të fituar në lojën e investimit; Përkundrazi, nëse fokusoheni në atë që mund të kontrolloni, mund të jeni mjeshtër i fatit tuaj të investimit.
“Your Money or Your Life” nga Vicki Robin, Joe Dominguez dhe Monique Tilford
Milioneri i bërë vetë, Grant Sabatier ka lexuar mbi 360 libra rreth financave personale dhe “libri më i mirë për paratë” ndodh të jetë: “Paratë ose jetën.”
Ai nuk është i vetmi milioner që e rekomandon këtë libër. Chris Reining, e quan atë “libri që ndryshoi jetën time”.
Libri ngulit idenë që ju e shkëmbeni kohën tuaj për para. Ai ju inkurajon që të filloni të mendoni se sa orë të jetës suaj duhet që të kurseni para për të blerë diçka dhe t’i bëni vetes pyetje si: ‘Sa nga jeta ime kam këmbyer për këtë?’ dhe ‘A ia vlen?’
“The Little Book of Common Sense Investing” nga John C. Bogle
Një nga mënyrat më efektive për të ndërtuar pasuri është të investosh me mençuri. Bogle, themeluesi i grupit Vanguard dhe krijuesi i fondit të parë të indeksit në botë, detajon strategjinë më të thjeshtë dhe më efikase: fondet e indeksit me kosto të ulët.Warren Buffett gjithashtu thotë se çdo investitor, i madh apo i vogël, duhet të ketë një kopje të këtij libri.
“The Automatic Millionaire” nga David Bach
Milioneri i Vetë-bërë dhe këshilltari financiar David Bach ekspozon një pjesë të vogël të ideve të gabuara që kemi për paratë në bestsellerin e tij “Milioneri Automatik”.
Nga çfarë thuhet në libër, ju nuk keni nevojë për një buxhet, ju nuk duhet të bëni shumë para dhe nuk ju nevojitet vullnet për të mbledhur një pasuri të madhe.