6 hile psikologjike që njerëzit e pasur i përdorin për të fituar më shumë para

50

Nuk janë vetëm gjendjet e llogarisë bankare që ndajnë të pasurit nga klasa e mesme. Njerëzit më të pasur, më të suksesshëm kanë tendencë të mendojnë ndryshe.

“Të pasurohesh fillon me mënyrën se si mendon dhe çfarë beson për të fituar para,” shkruan milioneri Steve Siebold në “Si mendojnë njerëzit e pasur”, të cilën ai e shkroi pasi studioi milionerë për mbi 25 vjet.

Pas qindra intervistave, Siebold zbuloi se “nuk ishte mungesa e dëshirës që i pengon masat të pasurohen, por mungesa e besimit në aftësinë e tyre për ta bërë atë të ndodhë.” Ja cilat janë gjashtë truket mendore që njerëzit e pasur i përdorin për të përparuar sipas Siebold:

Ata i thonë vetes se nuk ka mungesë parash, edhe kur nuk kanë mjaftueshëm.

Ata i vendosin pritshmëritë e tyre shumë lart.

Ata e mendojnë fitimin e parave si një lojë.

Ata personifikojnë paratë dhe i shohin ato si një mik.

Ata e bllokojnë frikën. (Për të operuar në këtë nivel, duhet të jeni të gatshëm të dilni nga zona juaj e rehatisë, që është pikërisht ajo që bëjnë njerëzit më të pasur).

Ata i thonë vetes se të pasurosh është e natyrshme (Të pasurit besojnë se “suksesi, përmbushja dhe lumturia janë rendi natyror i ekzistencës”). (CNBC)

Comments are closed.