Doni të shkarkoni filmin tuaj të preferuar, por ngec herë pas here? E njëjta gjë që ju edhe gjatë ngarkimit të fotografive në Facebook apo Instagram, atëherë këtu ka diëëka që nuk shkon. Mundohun të rregulloni internetin tuaj në këto mënyra:
1.Sigurohuni që kompjuteri në shtëpi të lidhet me një kabllo Ethernet, si në foton e mëposhtme për një performancë më të mirë, veçanërisht nëse mendoni se nuk e dini se çfarë po bëni. Kjo është për shkak se teli është një sistem i mbyllur ku variablat mund të kontrollohen. Wireless është një sistem i hapur dhe performanca ndryshon vazhdimisht.
ethernet plug macbookpro
2.Sigurohuni që ruteri të mos jetë shumë I vjetër. Për këtë mund të flisni me kompaninë që keni bër abonimin e internetit. Ata do t’ju këshillojnë n.q.s problemin e ka ai apo jo.
3.Nuk besojmë që në ditët e sotme dikush ta ketë internetin me limit, por mund të qëllojë që jeni në fundin e abonimit dhe ai nuk është i shpejtë dhe nuk funksionon mirë. Kështu që mos e nënvlerësoni edhe këtë mundësi.
4.Një arsye tjetër e mosfunksionimit të mirë të internetit është energjia elektrike në shtëpi. Në qoftë se tensioni nuk është i fortë, atëherë dhe interneti nuk do të jetë i shpejtë.
5.Nëse keni hapur një adresë të caktuar, arsyeja pse nuk po hapet apo pse nuk ndërrohen faqet me shpejtësi varet nga numri i njerëzve që mund të jenë duke bërë të njëjtën gjë si ju në të njëjtën kohë.
6.Interferencat e objekteve të tjera të shtëpisë janë gjithashtu një arsye, si për shembull televizori apo celulari.