Shkup, 3 janar – 6.1 milion denarë ka ndarë Komuna e Kumanovës për përkujdesje të ambientit jetësor. Këtë vendim e kanë sjellë këshilltarët komunal në seancën e fundit ku mes tjerash 4.6 milion denarë parashihen për ajrin, 1 milion denarë për ngritjen e vetëdijes për mbrojtjen e ambientit dhe gjysmë milion denarë për realizim të projekteve në këtë drejtim, njofton Koha. Për uljen e ndotjes së ajrit në Kumanovë, nga buxheti i komunës janë ndarë një milionë denarë për subvencionimin e qytetarëve, të cilët do të kryen në rrjetin e gazifikimit, ku parashihet që çdo familje të merr 150 euro,