Ish-mbrojtësi i Anglisë Ugo Ehiogu ka vdekur në moshën 44 vjeçare pas një ataku kardiak, këtë e konfirmoi Tottenham të premten. Ehiogu, i cii punonte si trajneri i U23 i Tottenham, u transportua në spital ditën e enjte pasi ra në tokë gjatë një seance stërvitore dhe vdiq në orët e para të mëngjesit të së premtes. “Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë pikëllimin tonë,” u shpreh John NcDermott, drejtori i trajnerëve dhe zhvillimit të lojtarëve. “Prezenca e Hugos do të jetë e pazëvendësueshme. Ngushëllimet tona gruas së tij Gemma dhe familjes së tij,” ishte deklarata e Federatës Angleze.
Një qendërmbrojtës me aftësi komandanti, Ehiogu filloi karrierën e tij te West Brom por u bë i njohur te ekipi i tij i radhës Aston Villa ku bëri 237 ndeshje në 10 sezone. Ai gjithashtu luajtu për tetë sezone për Middlesbrough dhe ka kaluar edhe periudha të shkurtra me Rangers dhe Sheffield United. Ehiogu luajti katër herë për Anglinë, due shënuar një gol. Pasi i dha fund karrierës së luajtur në 2009, Ehiogu filloi të trajnonte në klubin e Tottenham në vitin 2014.