Tetovë, 13 qershor – Sektori për Punë të Brenshme në Tetovë njofton se ka zbardhur dy vjedhje të arit në rajonine Pollogut, gjegjësisht në Tetovë dhe Zhelinë. MPB ka dërguar kallëxim penal derit tek Prokuoria ndaj 55-vjeçares H.A. nga Pallatica. “H.A. dyshohet se në një shtëpi në Zhelinë dhe në një banesë në Tetovë, ku ishte e punësuar, nga pronarët ka marrë arin dhe bizhuteritë në mënyrë të paligjshme dhe më pas i ka shitur në një dyqan bizhuterish në Tetovë për një shumë prej 760 eurove. Bizhuteritë u gjetën dhe iu kthyen pronarëve”, thonë nga SPB-Tetovë.