Detaje të reja janë zbuluar nga mediat gjermane për vrasjen e një gruaje shqiptare nga burri i saj në qytetin Fulda të Gjermanisë. Burri 55-vjeçar nga Lipjani i Kosovës ka vrarë gruan e tij 52 vjeçe, duke e qëlluar disa herë me thikë, të premten pasdite në një parking në Künzell.
Prokuroria e Fuldas dhe policia në Osthessen, raportohet të jenë duke hetuar rastin dhe shkaqet që dërguan në aktin tragjik. Burri që kreu krimin u kishte thënë vetë kalimtarëve që të thërrasin policinë.
Patrullat e policisë, të alarmuara nga dëshmitarët, e gjetën shqiptarin në makinë, të ulur pranë gruas së tij të plagosur rëndë. Pas përfundimit të veprimit të parë policor, ai duhet t’i paraqitet gjykatësit me kërkesë të prokurorit.
Sipas fuldaerzeitung.de, gruaja u transportua me ndihmë të shpejtë në një spital, por pas një operacioni emergjent, ajo vdiq. Është bërë e ditur se informata të mëtejshme për rastin në fjalë, do të njoftohen nga prokurori i Fuldas të hënën. Sipas këtij mediumi, çifti shqiptar ishin martuar qe tre vjet.