55 punonjës të Arsenalit pushohen nga puna, tifozët sulmojnë Kroenken dhe Ozilin

86

Kriza e shkaktuar nga pandemia botërore tani ka goditur edhe futbollin. Shumë klube janë në vështirësi, përfshirë këtu edhe Arsenalin. “Topçinjtë” kanë pushuar nga puna 55 punonjës, lajm ky që nuk ka kaluar pa u vënë re, madje duke ngjallur një polemikë të vërtetë. Tifozët e skuadrës londineze kanë nisur të sulmojnë me banderola dy njerëzit më të urryer prej tyre: turko-gjermanin Mesut Ozil dhe presidentin Stan Kroenke.

Ata mendojnë se shkarkimi i 55 punëtorëve të klubi, që nuk luajnë futboll, është i padrejtë, veçanërisht duke marrë parasysh faktorë të caktuar, kryesisht pasurinë e Kroenkes. Amerikani ka një pasuri neto të vlerësuar 6.5 miliardë dollarë dhe shumë mirë mund të kishte gjetur zgjidhje të tjera për të ulur shpenzimet. Sidoqoftë, presidenti nuk është i vetmi në shënjestër.

Muajt e fundit, gjatë ndalesës së Premier League-s, trajneri Mikel Arteta dhe shumë anëtarë të ekipit të parë pranuan të ulnin pagat për të përballuar krizën. Një ulje prej 12.5 për qind ​​të cilën, gjithsesi, nuk e pranuan të gjithë. Në mesin e lojtarëve që refuzuan reduktimin e pagës ishte Mesut Ozil, më i paguari në klub. Mesfushori përfiton 350 000 sterlina çdo javë, por është një nga lojtarët që ka kontribuar më pak gjatë këtij sezoni, që u mbyll me suksesin në FA Cup.

Një situatë e papranueshme për mbështetësit e “Gunners”. Ozil nuk mori pjesë as në finalen e FA Cup kundër Chelsea. 31-vjeçari nuk u grumbullua nga Arteta dhe preferoi të udhëtonte drejt Turqisë me pushime, ndërsa shokët e tij të skuadrës luanin për të fituar trofenë.

Comments are closed.