Kur është në pyetje rivaliteti, nuk bëhet fjalë në çfarë lige zhvillohet ndeshja. Janë të njohura këngët, thëniet, motot… anekënd botës, por diçka e veçantë ka ndodhur në Algjeri, njofton zeri.info.
Sipas asaj që njofton DZ Foot, një ndeshje që u zhvillua atje të premten, e cila ishte e Ligës së tretë, u përcoll nga 55 mijë shikues! Skuadra USM Annaba, ish-anëtare e Ligës së parë, nuk llogaritet në mesin e gjigantëve të futbollit algjerian, por stadiumi i saj “Stadion 19 maji 1955”, është ndër më të njohurit e vendit dhe aty i zhvillon shumicën e ndeshjeve edhe kombëtarja.