Shkup, 17 gusht – Një familje katër anëtarëshe ka nevojë për një mesatare prej 531 euro për të përmbushur shpenzimet themelore të jetesës në një muaj. Të dhënat e fundit për shportën konsumatore të përgatitur nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë tregon se shuma prej 531 euro përfshin shpenzimet e ushqimit, faturat, transportin dhe shëndetin, ndërsa shumica e buxhetit të familjes katër anëtarëshe shkon për ushqim dhe faturë, 73.45 për qind.
Sipas llogaritjeve të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, 13.574 denarë shkojnë për ushqime dhe pije, 10.409 denarë për banimin, 2306 denarë për higjienë, 2408 denarë për transport, 2177 denarë për veshje dhe këpucë, 1070 denarë për kulturë dhe 706 denarë për shëndetësi. Ose, nga shpenzimet totale minimale prej 32.710 denarë, 23.983 denarë apo 390 euro shkojnë vetëm për ushqim dhe fatura. Nga ana tjetër, rreth 70 për qind e të punësuarve në Maqedoni marrin pagë minimale 12.507 denarë (203 euro).