Shkup, 15 janar – Programi për promovim dhe burime të rinovueshme të energjisë dhe nxitjes së efikasitetit energjetik në amvisëri për vitin 2019 edhe konkurrencë, inovacion dhe sipërmarrësi për vitin 2019, të propozuar nga Ministria e Ekonomisë, sot janë miratuar në seancë qeveritare.
Siç ka bërë të ditur pres shërbimi i Qeverisë, vlera e Programit për konkurrencë, inovacione dhe sipërmarrësi për vitin 2019, do të arrijë 53 milionë denarë.
Në kuadër të kompetencave të Ministrisë së Ekonomisë sot janë miratuar edhe programi për mbrojtje të konsumatorit për periudhën e vitit 2019-2020 si dhe Programit për mbështetje të turizmit vendor për punonjësit me të ardhura të vogla.
“Në seancën e sotme janë miratuar edhe Programi për zhvillim të turizmit në Republikën e Maqedonisë për vitin 2019, ndërsa është shqyrtuar edhe Informata për themelimin e zonës turistike zhvillimore- Matkë në komunën e Sarajit me rekomandimin, Qyteti i Shkupit në afat prej 30 ditë të sigurojë dokument ekzistues për ndërtimin e Qendrës rekreative sportive Liqeni i Treskës në komunën e Sarajit, ndërsa Ministria e Ekonomisë në afat prej 4 muajsh deri te Qeveria e Maqedonisë të dorëzojë Informatën për vijimin e aktiviteteve për themelimin e zonës zhvillimore turistike- Liqeni Treska në komunën e Sarajit”, qëndron në komunikatën e Qeverisë.
Në seancë, Qeveria ka dhënë pëlqimin për Programin vjetor me planin financiar të vitit 2019 të Drejtorisë për Zonat zhvillimore industriale teknologjike.