Tiranë, 6 korrik – Në dy ditët e fundit, nga e mërkura, kur në orën 11:02 minuta u regjistrua tërmeti i parë dhe më i fuqishmi me intensitet prej 5,2 ballësh, sipas Riterit, në Shqipëri janë regjistruar madje 516 tërmete më të dobëta.
Këtë e kumtoi sizmologu Rrapo Ormeni, se në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 516 tërmete, duke theksuar se ato mund të zgjasin me ditë dhe me javë. Ai thotë se lëkundjet post-termike janë të zakonshme pas një tërmeti të fortë.
“Pas tërmetit të së martës i cili ishte i një madhësie të tillë që do të ketë pasgoditjet do të vazhdojnë. Zakonisht, ky nivel magnitude, do të thotë se do të vazhdojnë disa ditë ose me javë. Në këtë drejtim, edhe gjatë natës në vazhdim ka pasur pas goditje dhe numri i tyre deri më tani ka arritur në 516. Karakteristikë ka qenë se njëra nga pasgoditjet ka qenë më e dallueshme me magnitudë 4.3, njëlloj si dy pasgoditje që kanë rënë pas tërmetit kryesor. Kuptohet që intensiteti ose numri i tyre vjen duke u zvogëluar”, tha Ormeni.
Pasgoditjet janë më të vogla, por ka edhe ndonjë pasgoditje më të dallueshme që ndihet nga njerëzit në zonë epicentrale dhe më gjerë.
Dy të fundit, si edhe ai paraprak u ndjenë në pjesën perëndimore të Maqedonisë, posaçërisht në Dibër dhe rrethinë.