Më shumë se 500 mijë njerëz, kanë ndihmuar në krijimin e mozaikut më të madh të globit për kupën e botës “Rusia 2018”. Mozaiku është realizuar në Shangai të Kinës, në ditën kur po luhej finalja mes Francës dhe Kroacisë, të dielën e 15 korrikut. Përfundimi i këtij mozaiku bëri bashkë fuqinë punëtore nga shume qytete kineze, duke vendosur një rekord të ri në shitjen me pakicë të mozaikut më të madh të afisheve. Puna filloi në ditën e hapjes së turneut me mozaikun e ndarë në 35 copë dhe u dërgua në qendrën tregtare “CapitaLand”, në të gjithë vendin. Më pas pjesët e veçanta u dërguan në Shangai për përfundimin e tij me pjesët tjera të mbledhura në qendrën tregtare CapitaLand të Xinzhuang në një rreth të Shangait, në prag të finales së Kupës së Botës në Moskë.