50 vite nga “Ndeshja e Shekullit” (FOTO)

142

Muhamed Ali, 31-0, do të ndeshej me Xho Frezier, 26-0. Ishte një kohë kur boksi kishte rëndësi, ku ajo shpesh largonte vëmendjen nga futbolli dhe basketbolli duke zënë hapësirën kryesore në faqet e gazetave sportive. Në momentin kur të dy nënshkruan për ta bërë ndeshjen, ajo u bë “Ndeshje e Shekullit”. Hiperbola ishte e justifikuar, etiketimi është i pranuar edhe sot e kësaj dite

Rrugët e tyre u kryqëzuan atë mbrëmje të së hënës, 50 vite më parë. Me Aliun që vështronte nëpër ring me pantallonat e tij të shkurtra, të ndezura flak të kuqe dhe Frezierin e akullt në mimikën e tij. Për disa fansa dhe në rreshtat e historisë është harruar fitorja e Frezier në dëm të Alisë. Ndeshja u fitua me vendim arbitrash dhe shkoi plot 15 raunde, ku Ali u rrëzua në raundin e 15-të. Bota e sporteve nuk ndalet kurrë së kërcyeri dhe vrapuari, së shtënuri dhe godituri, së fituari dhe së humburi. Një moment i tillë, i paharrueshëm ishte 8 marsi 1971, si sot 50 vjet më parë. Në një arenë boksi në Madison Square Garden, u ngjitën dy burra që nuk kishin humbur kurrë një ndeshje dhe nuk kishin ndërmend të humbnin atë natë.

RRUGËTIMI I BOKSIERËVE

Muhamed Ali, 31-0, do të ndeshej me Xho Frezier, 26-0. Ishte një kohë kur boksi kishte rëndësi, ku ajo shpesh largonte vëmendjen nga futbolli dhe basketbolli duke zënë hapësirën kryesore në faqet e gazetave sportive. Në momentin kur të dy nënshkruan për ta bërë ndeshjen, ajo u bë “Ndeshje e Shekullit”. Hiperbola ishte e justifikuar, etiketimi është i pranuar edhe sot e kësaj dite. Ali ishte ylli, po aq për atë që kishte bërë jashtë ringut, ashtu si brenda tij. Ai fitoi një medalje të artë olimpike në Romë në 60-ën, u tërhoq nga shkalla e lartë e podiumit të fitores dhe kurrë nuk pushoi së lëvizuri, ose së foluri. Ai ndryshoi emrin e tij nga Kasius Klei duke i recituar botës frazën e famshme që “Unë pluskoj si një flutur dhe thumboj si një bletë”. Ali fitoi dy ndeshjet e tij të para profesioniste para se të mbaronte viti Olimpik. Kur ai mundi Soni Liston e frikësuar, dy herë disa vite më vonë, bota e sporteve u ngrit në këmbë dhe filloi ta vërente.

XHO FREZIER

Frezier ishte djali, dhe fëmija i 12-të, i një kronisti të Karolinës së Jugut. Ai punonte në ara me familjen e tij, duke thyer një herë krahun e majtë në ndjekje të një derri 300 kilogramësh. Sipas një libri të shkruar nga Jerry Izenberg, “Atëherë Kish Gjigandë, Era e Artë e Boksit të Peshave të Rënda”, ” Frezier fitoi këtu hook-un e tij të madh të majtë. Nuk kishte asnjë ambient mjekësor për të trajtuar frakturën, kështu që Frezier punoi shumë për ta forcuar atë pasi u shërua vetë. Ai u largua nga Karolina e Jugut pasi pa rrahjen e një bashkëpunëtori nga një pronar plantacioni dhe duke e ditur që të qenit dëshmitar e vinte atë në rrezik. Ai përfundoi në Filadelfia, një qytet plot palestra boksi. Frezier fitoi arin tjetër olimpik, duke marrë titullin Olimpik në Tokion e 64-ës. Ai theu gishtin e madh në gjysmëfinale, nuk i tha askujt dhe fitoi finalen kryesisht me një dorë. Si profesionist, ai ishte “Rocky” autentik, duke punuar në dyqane kasapësh, duke grushtuar llokmat e mishit dhe duke ecur me hapa të gjatë. Silvester Stalone portretizoi se, Frezier i bënte të gjitha këto në jetën e vërtetë. Frezier gjithashtu iu kthye shpejt boksit profesionist duke fituar 10 ndeshjet e tij të para me nokaut.

HATËRMBETJA E PËRJETSHME

Frezier nuk ia fali kurrë Ali-së sharjet e tij, “Uncle Toms” (një njeri që i bindet dhe i serviloset njerëzve të bardhë), gorillën lodër që ai mbajti në konferencat për shtyp që simbolizonte Frezier. Ali i tha një herë Izenberg që t’i kërkonte ndjesë Frezier për të gjitha ato që ndodhën, me faktin që ai thjesht po promovonte ndeshjen e tyre. Izenberg e bëri këtë dhe Frezier i la porosi që t’i thoshte Ali-së që t’i merrte e t’i “fuste” faljet e tij andej nga i kish nxjerrë. Ndërsa Ali u sëmur gjithnjë e më shumë dhe u transformua nga sëmundja e Parkinsonit, Frezier u pyet për këtë dhe, në vend që të shfaqte empati, tha se Parkinson-i ishte “drejtësia poetike”. Frezier vdiq në 2011 në moshën 67 vjeç. Ali, i cili jetoi edhe pesë vjet më shumë, shkoi në varrimin e tij. Ishte takimi i tyre i vetëm paqësor dhe ishte tepër vonë.