1- Romët ekzistojnë tek të gjitha kontinentet e botës, përfshirë Amerikën, Lindjen
e Mesme, Azinë dhe Evropën.
2- Shumica e romëve jetojnë në Evropë, sot ka midis 10- 12 milion romë në
Evropë, duke qenë kështu dhe minoriteti më I madh I kontinentit.
3- Romët quhen me shumë emra si: Romani, Gitanos, Kale, Manush,
Romanichals, Beyash, Romanlarm, Domari dhe endacak.
4- Megjithëse Romët përbëhen nga nëngrupe të ndryshme, zakonisht
përmblidhen në një grup të vetëm si romë për shkak të kulturës së ngjashme.
5- Megjithëse nuk ka një komb romë, romët kanë një komb pa territor që quhet
Romani dhe kanë flamurin e tyre kombëtar.
6- Sipas gjenetikës dhe treguesve gjuhësorë, romët rrjedhin nga India Veriore.
Ka mundësi të jenë larguar nga India rreth 1,500 vjet më parë dhe filluan të
vinin në Evropë rreth 1,000 dhe 900 vite më parë.
7- U larguan nga India për të njëjtat arsye që dihen dhe sot: konflikti dhe
mungesa e stabilitetit.
8- Pasi ikën nga India, romët u vendosën në Lindjen e Mesme ku u vetë quajtën
‘Dom’, ose ‘Man’. Pasi emigruan në Evropë, ‘D’ u bë ‘R’ për të formuar fjalën
‘Rom’, njëjësi për Romët.
9- Termi magjyp vjen nga besimi i rremë se romët e kanë origjinën në Egjipti.
10- Shumë romë e kanë për ofendim termin “magjyp”.
11- Romët besohet se kanë qenë fillimisht hindu, ndërsa sot janë marrë fetë e
vendeve ku jetojnë, si katolikë, myslimanë, protestantë, baptis dhe anglikan.
12- Pak e dinë që kultura rome ka influencuar muzikën Xhaz, boleronë dhe
flamengon, përfshirë kompozitorin klasik Franc List.
13- Shumë romë kanë kodin e nderit që njihet si ‘Rromano’, që do të thotë të
jetosh me dinjitet dhe respekt.
14- Romët kanë gjuhë të përbashkët që njihet si ‘Rromanës’, gjuhë që lidhet me
sanskritin indian. 5 – 6 milion romë flas
20- Në 1800, kishte rreth 200,000 skllevër romë në Rumani, tek tregjet e
skllevërve.
21- Vendimi i Augsburgut (Diet of Augsburg) në shekullin e 16 deklaroi se nuk
ishte krim të vrisje romët; kjo solli një gjakderdhje të tmerrshme.
22- U vranë në shumë shtete si Anglia, Zvicra dhe Danimarka.
23- Rreth 200,000 dhe 1,500,000 Romë u vranë gjatë holokaustit, njohur ndryshe si
Porajmos ose ‘spastrimi’ nga romët.
24- Sllovakia madje i pagoi nazistët të deportonin popullsinë rome në Aushvic.
25- Shumë vende skandinave bën sterilizim masiv të popullsisë rome në fund të
1975.
26- Pak vite më parë doli se një forcë policore po bënte më listë me mijëra
persona të komunitetit romë, disa prej të cilëve vetëm pak vjeç.
27- Ende ekziston izolimi i romëve në arsim: 40% e studentëve romë në Sllovaki
shkojnë vetëm në shkolla rome.
28- Izolimi është vendosja e nxënësve romë në klasa të veçanta. 80% e klasave
të veçanta në Sllovaki janë të përbëra nga romët.
29- Dëbimet me forcë, të janë të jashtëligjshme sipas të drejtës ndërkombëtare,
kryhen shpesh ndaj romëve. Dëbimet me forcë janë
bërë pa njoftim paraprak apo kompensim.
30- Sipas OKB-së, fëmijët që përjetojnë dëbim me forcë vuajnë nga stresi post
traumatik.
31- Komuniteti romë përjeton nivele varfërie dhjetë fish më të larta sesa popullsia
mesatare.
32- Ka një numër të lart martesash të fëmijëve në kom
CHILD PROTECTION HUB FOR SOUTH EAST EUROPE
CHILDHUB.ORG
39- Vetëm një në tre të rritur romë janë në punë me pagesë.
40- Vetëm 16% e Romëve që janë të punësuar punojnë në tregun e zi (asnjë
kontratë dhe nuk paguajnë taksa), kjo është në kontradiktë me stereotipin që
romët punojnë në punë informale.
41- 50% e romëve vuajtën vitin e shkuar nga diskriminimi për shkak të etnisë së
tyre.
42- Thuajse 50% e romëve ndjehen të diskriminuar tek tregu i punës sepse
punëdhënësi e ka thënë qartë që punën se kanë fituar për shkak të etnisë.
43- Vetëm 40% e romëve janë në dijeni për ligjet që ndalojnë diskriminimin kur
aplikojnë për punë.
44- Një në tre romë raportojnë probleme shëndetësore që kufizojnë aktivitetin e
tyre ditor.
45- 40% e romëve jetojnë në ambiente pa asnjë kusht minimal, si kuzhinë, banjo,
dush apo energji elektrike.
46- Nëntë nga dhjetë romë jetojnë nën kufirin kombëtar të varfërisë.
47- 40% e romëve kanë shkuar në shtrat të uritur muajt e shkuar.
48- Në Greqi dhe Rumani, një në dhjetë fëmijë romë punojnë jashtë shtëpisë.
49- 38% e romëve jetojnë në zona të ndara nga komuniteti.
50- Pavarësisht të gjitha pengesave që ndeshin romët, ka një ndërgjegjësim në
rritje mbi diskriminimin që vuajnë. Me përfundimin e Dekadës për Përfshirjen
e Romëve, janë nxjerrë shumë mësime dhe shumë organizata po punojnë
për të ruajtur potencialin e komunitetit romë.
Dokumenti i përgatitur nga Karim Korajem, për Platformën e Mbrojtjes së Fëmijëve për Evropën
Juglindore, 2016.