Shkup, 10 dhjetor – 40 deri 50 mijë qytetarë të Maqedonisë në dit pinë antibiotikë. Shqetëson fakti se pjesën më të madhe të ilaçeve e pinë pa ia caktuar mjeku për ftohje të thjeshtë. Ekspertët paralajmërojnë se pirja e tepruar e antibiotikëve i bën njerëzit imun dhe ato ilaçe nuk do të kenë efekt kur me të vërtetë ata do të kenë nevojë. Vitin e kaluar 70 qytetarë u bën rezistent më së shpeshti nga bakteret esherihija koli dhe stafilkoka, transmeton KOHA.
Sipas të dhënave të institucioneve kompetente shëndetësore për çdo ditë terapi me antibiotikë shfrytëzojnë 40 deri 50 mijë qytetarë.
Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kohën e fundit paralajmëron se bota po mbet pa antibiotikë efikas për shkak të përdorimit të tyre pa nevojë, ndërsa nga infeksionet jorezistente në vit vdesin 250.000 qytetarë.