Një 15-vjeçare në Indi bëri xhiron e rrjeteve sociale duke shfaqur kështu aftësitë e saj në çiklizëm që ndoshta dhe vetë ajo nuk u dinte. Jyoti Kumari, udhëtoi disa javë më parë nga Siruhully, fshati i saj në Durbhanga në shtetin e Bihar në veri-lindje të vendit, në Gurugram, një fshat i Neë Delhi, së bashku me babanë e saj Mohan Paswan , shofer i një makinerie motorike. Me ndalimin e transportit publik, pandeminë në vazhdim dhe bllokimin pasues të imponuar nga Presidenti Narendra Modi , asaj iu desh të përshkonte një distancë prej rreth 1200 km me një biçikletë të dorës së dytë, e vetmja që ata mund të përballonin për ta blerë, duke qenë marrja me qira e një biçiklete kushtonte shumë shtrenjtë.
Pas një aksidenti, babai i saj Mohan nuk ishte më në gjendje të pedalojë, përveç humbjes së punës së tij për shkak të krizës së përgjithshme ekonomike që po prek Indinë, ashtu si pjesën tjetër e botës. Në një shtet prej mbi një miliard e 300 milion njerëz, miliona kanë humbur punën e tyre, aq sa vajza nuk kishte asnjë alternativë tjetër përveç se të merrte biçikletën dhe ta sillte babin në shtëpi. Asaj ju desh një javë udhëtim, duke pedaluar 100 km në ditë. Veprimi i vajzës indiane tërhoqi vëmendjen e Ivanka Trump, e bija e presidentit amerikan, që e përshkroi udhëtimin si një “provë të madhe dashurie dhe guximi”.
Historia tërhoqi edhe vëmendjen e federatës indiane të çiklizmit. Kumarit ju ofrua mundësia për të marrë pjesë në një audicion për tu bërë pjesë e ekipit kombëtar. “Ne jemi të bindur se ekziston një potencial i madh në të, përtej nxitjes emocionale që i kishte dhënë asaj dashuria për babanë”, tha presidenti i federatës Onkar Singh. “Tani për tani ajo u përgjigj se dëshiron të vazhdojë studimet, por ne menjëherë e siguruam atë që çdo ndonjëri prej anëtarëve tanë, përveç trajnimit, ka edhe mundësinë t’i kushtojë kohë shkollës, përmes akademisë dhe më së shumti mësime specifike. Shpresojmë ta bindim”, u shpreh Singh.
Për momentin kombëtarja e çiklizimit në Indi po pret fundin e periudhës së kufizimeve për frenimin e pandemisë. Një shpresë që aktualisht është larg nga realizimi, me numrin e infeksioneve dhe viktimave që vazhdon të rritet. Vdekjet e konfirmuara janë aktualisht 3 mijë, por vështirësitë me të cilat po përballet India janë jashtëzakonisht më të mëdha. Izolimi dhe kriza ekonomike e krijuar nga epidemia ka dëmtuar rëndë ekonominë dhe rritur papunësinë.