Nuk i quajnë kot proteinat “blloqet ndërtuese të jetës”. Kjo lëndë ushqyese krijon pjesën më të madhe të qelizave tona dhe siguron aminoacide esenciale që i nevojiten trupit. Problemi është se shumica prej nesh nuk marrin mjaftueshëm nga kjo lëndë ushqyese.
Ja cilat janë 5 shenjat që paralajmërojnë se nuk po merrni proteina sa duhet.
Ndiheni të dobët dhe të plogësht
Ndoshta nuk ndiheni të lodhur menjëherë, por me kalimin e kohës, njerëzit që nuk marrin mjaftueshëm proteina ndihen më të dobët dhe më të plogësht se zakonisht. Përveç masës së ulët muskulore, ka edhe një arsye tjetër përse ndiheni të lodhur si pasojë e mungesës së proteinave. Proteinat janë një komponent i hemoglobinës, që gjendet tek qelizat e kuqe të gjakut dhe transporton oksigjenin në të gjithë trupin. Nivelet e ulëta të oksigjenit mund të shkaktojnë dobësi ose vështirësi me frymëmarrjen.
Humbje kockore dhe fraktura
Jo vetëm kalciumi është i rëndësishëm për forcimin e kockave, por edhe lëndë të tjera ushqyese, përfshirë edhe proteinat. Një studim i vitit 2018 ka zbuluar se një dietë e apsur në proteina mund të ofrojë mbrojtje të kockave. Kur nuk marrim mjaftueshëm proteina për të furnizuar organet dhe trurin, truri e huazon atë nga pjesë të tjera, përfshirë edhe rezervat në indet muskulore, duke i rrezikuar kockat që të pësojnë fraktura ose thyerje.
Flokët dhe thonj të brishtë
Duke qenë se proteinat janë një pjesë esenciale e flokëve dhe thonjve, këta mund të bëhen më të brishtë me kalimin e kohës. Flokët humbasin shkëlqimin, krijohen majat e dyfishta, ndërkohë që pas pak muajsh pasi nuk keni marrë mjaftueshëm proteina, do të vëreni rënie të flokëve. Kjo ndodh sepse trupi ndalon rritjen e flokëve për të ruajtur rezervat e proteinave.
Po humbisni peshë – nga muskujt
Numri në peshore ka filluar të ulet, por kjo nuk do të thotë medoemos që është një lajm i mirë. Zakonisht, nëse njerëzit nuk marrin mjaftueshëm proteina, trupi fillon të përdorë rezervat nga muskujt, duke çuar në humbje muskulore. Me kalimin e kohës, kompozimi i trupit mund të ndryshojë në një mënyrë krejt të kundërt.
Ju zë shpesh gripi
Proteina është një nga blloqet ndërtuese të antitrupave, që prodhohen nga sistemi imunitar për të luftuar “pushtuesit e jashtëm”, si bakteret ose viruset. Mungesa në proteina bën që të prekeni më shpesh nga ftohja dhe gripi.
Perimet nuk njihen zakonisht si një burim i mirë i proteinave, megjithatë disa prej tyre kanë një përmbajtje më të lartë të këtyre lëndëve ushqyese.
Por, duhet të keni parasysh diçka të rëndësishme: Proteinat bimore janë të ‘paplota’, që do të thotë se nuk i përmbajnë të gjitha aminoacidet e rëndësishme. Për t’u siguruar që të merrni llojet e nevojshme të aminoacideve, kombinoni këto perime me drithërat.
Bizele
Gjysmë kupë bizele përmban 3 gramë e gjysmë proteina.
Pjesët e përdorshme: kokrrat e bizeles, por amvisat e vërteta i ziejnë të paqëruara (duke i hequr lëvozhgat në fund të zierjes), pasi kështu jo vetëm që bëhen më të shijshme, por marrim disa minerale dhe vitamina që nuk gjenden tek kokrrat e bizeleve.
Këshilla për përdorim: si të gjitha bishtajoret, bizelet bëjnë pjesë tek “mishi i të varfërve”, përmbajnë pra proteina të mira sidomos të dobishme për fëmijët që merren me sport. Gjithashtu, falë sasisë së madhe së fibrave, janë të këshillueshme për të luftuar kapsllëkun.
Mund të përdoren edhe si çaj, i cili ka efekte diuretike dhe çlodhëse.
Spinaq
Nga gjysmë filxhan spinaq do të merrni 3 gramë proteina.
Patate
Një tjetër burim bimor i proteinave? Patatet! Një gjysmë patate përmban 3 gramë proteina.
Brokoli
Brokoli nuk është i pasur vetëm me fibra (2.6 gramë për gjysmë kupë), por është gjithashtu një burim i mirë i proteinave. Merrni sa më shumë proteina duke përgatitur receta të ndryshme me brokoli.
Mund ta konsumoni:
- Si sallatë me perime të freskëta ose edhe të ziera.
- Si përbërës ne supa të ndryshme
- Në omletë
- Si pure me perime të tjera miks për vogëlushët tuaj etj.
KUJDES! Për të marrë maksimumin e vlerave këshillohet të konsumohet kryesisht i freskët ose i zier për shumë pak minuta. Pra, kur uji ka valuar, mund ta shtoni vetëm për pak minuta dhe jo më tepër.
Misri
Gjysmë filxhani me misër siguron 2 gramë proteina.