44 vjeçari me iniciale J.V nga lagjia Cigllana në Gostivar, të mërkurën pas mesnate ka denoncuar se 5 persona të panjohur fizikisht e kanë sulmuar djalin e tij 14 vjeçar. Sulmi ka ndodhur në urën e këmbësorëve të parkut të qytetit në afërsi të stadiumit të futbollit në Gostivar ku djali, sipas rrëfimit të babait të tij, ka qenë duke kaluar me dy shokët e tij. Të panjohurit pa asnjë arsye, e kanë goditur me grushte në kokë dhe trup, duke i shkaktuar lëndime të dukshme, dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Po ndërmerren masa dhe aktivitete për identifikimin si dhe gjetjen e tyre për të zbardhur të gjitha detajet që ndërlidhen me këtë rast.