Ka shumë keqkuptime në lidhje me termin shpirt binjak dhe atë të partneri të jetës.
Një shok i shpirtit është dikush që vjen në jetën tuaj për t’ju mësuar, pasuruar, shtyrë dhe tejkaluar në një gjendje më të lartë qenieje dhe ndërgjegjeje.
Një partner i jetës është një shok të cilit ju i besoni dhe mbështeteni gjatë gjithë jetës suaj.
Ja cilat janë 5 ndryshimet ndërmjet një shpirti binjak dhe një partner të jetës:
Një shpirt binjak i jep kuptim jetës tënde
Shpitrat binjakë mund të hyjnë në jetën tuaj të maskuar si miq, të njohur të familjes si dhe të dashur. Ata të mbushin me një pasion dhe dëshirë që duhet të provohet në jetë.
Sapo të përmbushet një gjë e tillë, një shok i shpirtit zakonisht del nga horizonti yt, shpesh duke të lënë me një dhimbje të madhe në zemër.
Një partner i jetës ka interesa të ngjashëm me ty. Ky person është një nxitës, shtylla e forcës dhe mbështetjes që ju inkurajon të merrni rreziqe.
Ndryshe nga shoku i shpirtit, një partner i jetës të qëndron pranë pavarësisht se cilat pengesa dhe sfida ju dalin përpara. Partnerët e jetës janë të lidhur shpirtërisht dhe emocionalisht me njëri-tjetrin pa qëllime egoiste.
Ka një ndryshim të madh në lidhjen shpirtërore
Shpirtrat binjakë kanë një lidhje të thellë në zemër dhe në ndërgjegje. Ata e godasin egon e tyre dhe shkaktojnë trazira. Marrëdhëniet janë intensive dhe plot tranzicion.
Këto përvoja të bukura zakonisht përfundojnë me zemër të thyer.
Partnerët e jetës arrijnë në një moment kur ka dashuri dhe pranim të vetvetes. Ju nuk keni më nevojë për të përmbushur një zbrazëti që nuk mund të shpjegohet.
Këta partnerë bashkohen me ju me histori të ngjashme. Ata rrinë aty për një kohë të gjatë.
“Qëllimi i një shpirti binjak është që t’ju shkundë, të heqë egon tuaj pak, t’ju tregojë pengesat dhe varësitë tuaja, t’ua thyejë zemrën haptas në mënyrë që drita e re të mund të hyjë, t’ju bëjë aq të dëshpëruar dhe jashtë kontrollit që t’ju duhet ta shndërroni komplet jetën tuaj.”
Ka një tërheqje që i kalon limitet
Kur takoni shokun tuaj të shpirtit, ndiheni sikur e keni njohur gjithnjë. Ju e kuptoni njëri-tjetrin dhe keni mënyra të ngjashme të të menduarit. Fëmijëria juaj është e ngjashme.
Kjo është ajo pjesa ku fillon intensiteti në aspektin shpirtëror. Ekziston një “njohje” që magnetikisht ju tërheq me njëri-tjetrin.
Këto marrëdhënie mund të jenë kaotike dhe shkatërruese pasi ka nivele të pasqyrimit të njëri-tjetrit: të metat dhe zakonet.
Ndërkaq, partnerët e jetës vijnë nga shtigje dhe sfonde të ndryshme. Dallimet rrisin lidhjen tuaj emocionale. Ju doni të dini më shumë dhe të mësoni nga njëri-tjetri.
Ju ndiheni mirë në praninë e tyre dhe kjo kthehet në një miqësi që është e thellë dhe e përhershme. Dashuria rritet çdo ditë.
“Takimet e rëndësishme janë planifikuar nga shpirtrat, përpara se trupat të shohin njëri-tjetrin.” Paulo Coelho
Një shpirt binjak të njeh me intuitë
Ekziston një lidhje më e fortë midis të menduarit dhe ndjenjës. Ju i njihni mendimet dhe dëshirat e njëri-tjetrit. Shpirtrat binjakë nuk kanë nevojë për fjalë për të përcjellë idetë dhe emocionet e tyre.
Ata kanë qenë po në atë pozitë që t’i ke qenë. Ata e dinë se si ndihesh në një pozitë të caktuar.
Partnerët e jetës tërheqin me njëri-tjetrin fizikisht dhe dëshirojnë të mësojnë vlerat e tjetrit. Marrëdhënia bazohet në stimulimin logjik dhe intelektual sesa në atë emocionale të nxitur nga shokët e shpirtit të mbushur me ulje-ngritje.
Kur të njohësh shpirtin binjak do të përjetosh një eksperiencë jete
Shpitrat binjakë arrijnë në një kohë të caktuar kur diçka ka nevojë për të gjetur fundin e saj. Mësime të mahnitshme vijnë përmes këtyre marrëdhënieve.
Dashuria që jepet është në ekstazë dhe ndonjëherë e mbushur me pengesa të vështira.
Këta dy njerëz po përpiqen të gjejnë bazën e një marrëdhënieje që nxjerr në pah më të mirën dhe më të keqen e njëri-tjetrit.
Marrëdhënia me një partner jetësor është e lehtë. Fillon pa vështirësi. Ai vazhdon të lidhet përmes ngjarjeve të përditshme ditore.
Nuk ka histori të kaluara apo të ardhshme që e kompromentojnë bashkimin. Ka vetëm të tashme. Këto marrëdhënie kanë martesa të shëndetshme, sepse të dyja palët janë të gatshme të krijojnë një bashkim, ndërsa ende mbeten në individualitetin dhe origjinalitetin e tyre.
Ka shumë mundësi që shoku yt i shpirtit mund të jetë edhe partneri juaj i jetës. Dhe, është gjithashtu e mundur që marrëdhënia me një partner jetësor të bëhet një lidhje e thellë e shpirtit.
Dallimi më i madh midis një partneri jetësor dhe një shpirti binjak është se njëra është një zgjedhje ndërsa tjetrën nuk e zgjedh dot, thjesht vjen në jetën tënde.
Nuk ka më të mirë apo më të keq në këto dy lloje marrëdhëniesh. Shpirtrat tuaja i krijojnë këto lidhje speciale.
Çdo person që hyn në jetën tënde është një mësues dhe nxënës. Do të të mësojnë shumë gjëra ty por do të marrin mjaft mësime të vyera edhe nga ti.