5 korrik 1982: Itali-Brazil 3-2. Ka qenë ndeshja e fundit e fazës së dytë të Botërorit të Spanjës. “Axurrët”, që kishin patur shuam vështirësi në fazën e parë, vinin nga fitorja e marrë kundër Argjentinës, kampionia e botës në fuqi.
Brazili ka qenë super favorit, por kundër “Seleçao”-s, ekipi i Enzo Bearzot ka realizuar një nga arritjet më të mëdha të futbollit italian dhe ka fituar me rezultatin 3-2, duke u kualifikuar në gjysmëfinale. Pablito Rossi, shumë i kritikuar deri në atë moment, është zgjuar në momentin më të bukur dhe ka realizuar një tregolësh.
Ka kaluar në avantazh Italinë dhe ka realizuar golin e dytë pas barazimit të Socrates. Në pjesën e dytë ka shënuar Falcao, por 5 minuta më vonë, Rossi ka realizuar golin e fitores 3-2.
“Seleçao” nuk është dorëzuar dhe në sekondat e fundit, Zoff ka pritur në vijën e portës një goditje me kokë të Oscar. Ka shpëtuar Italianë, që do të ishte eliminuar me një barazim. Por, kundër çdo parashikimi, ka qenë Brazili që ka shkuar në shtëpi.
https://www.youtube.com/watch?v=cK_Ig0HFP1Y