1) Në ëndrra nuk lexohet. Nëse nuk jeni të sigurt nëse po ëndërroni apo jo, provoni të lexoni diçka. Njerëzit nuk mund të lexojnë gjatë kohës që janë duke ëndërruar.
2) Kur ëndërrojmë?. Shumica e njerëzve besonin se njerëzit ëndërronin vetëm gjatë fazës së gjumit të quajtur REM. Gjumi i fazës REM, është më afër zgjimit për këtë arsye ëndrrat mbahen mend lehtë. Megjithatë, gjatë fazave të ndryshme të gjumit, njerëzit shohin ëndrra të ndryshme dhe njerëz të ndryshëm.
3) Ëndrrat e dhimbshme. Disa studime thonë se ëndrrat e dhimbshme janë midis fazës së pagjumësisë dhe gjumit të plotë. Në këtë moment ju do të ndieni sikur këmbët tuaja shpohen nga qindra gjilpëra.
4) Cilat ëndrra mbahen më shumë mend? Sipas një eksperimenti të kryer nga shkolla e Harvardit, më shumë mbahen mend ëndrrat pas leximit të një libri. Kjo për arsye se truri i njeriut arrin të bëjë lidhjen midis gjërave të mësuara dhe atyre të memorizuara tashmë.
5) Ëndrrat me ngjyra. 80% e njerëzve arrijnë të dallojnë ngjyrat në ëndrrat e tyre, ndërkohë vetëm një përqindje e vogël shprehen se shohin vetëm bardh e zi. Ngjyrat pastel janë ato më të hasura më shpesh.