PËRDORIMI I CELULARIT GJATË GJITHË DITËS. Qasja konstante në internet ka bërë që njerëzit vazhdimisht ta kontrollojnë celularin e tyre. Për fat të keq, çdo herë që ju e bëni këtë, humbni mesatarisht rreth 2 orë duke mos bërë asgjë. Çfarë është më e rëndësishmja, kontrollimi konstant i celularit ju bën ‘budalla’.
LËNIA E PUNËVE MË TË RËNDËSISHME PËR MË VONË. Njerëzit shpesh e fillojnë ditën e tyre duke i kryer punët më të lehta, duke i lënë kështu punët më të vështira për më vonë. Kjo është një ide e keqe, sipas hulumtuesve. Ata thonë se mënyra më e mirë është që punët e vështira t’i kryeni së pari, kurse ato të lehta më pas, transmeton faktoman.com.
TË QËNDRONI ULUR GJITHË DITËN. Nuk është mirë që të qëndroni ulur gjatë gjithë ditës, mendojeni këtë. Është më mirë që të dilni për të ecur shumë shpesh, të merrni ajër dhe të mos e lejoni veten që qëndroni prapa katër mureve shumicën e kohës.
NDALJA E ALARMIT NË MËNGJES. Mund të mendoni se ndalja e alarmit në mëngjes ju jep edhe pak kohë shtesë për të qëndruar në shtrat, por e vërteta është se kjo ju bën më shumë dëm se dobi. Kjo për shkak se kur zgjoheni për herë të parë, sistemi juaj endokrin fillon të lëshojë hormonet e vigjilencës, për t’ju bërë gati për ditën. Duke u kthyer përsëri në gjumë, ju e ngadalësoni këtë proces. Kjo është arsyeja pse nuk duhet të ndalni alarmin dhe ta vazhdoni gjumin për pak./faktoman.com
TË MBANI CELULARIN AFËR SHTRATIT. Mos e bëni më. Ekranet LED të celularëve, tabletëve dhe laptopëve lirojnë atë që quhet dritë blu, për të cilën shumë studime kanë treguar se mund të dëmtojë shikimin dhe të zvogëlojë prodhimin e melatoninit, një hormon i cili rregullon ciklin e gjumit. Hulumtime të ndryshme kanë treguar gjithashtu se njerëzit me nivele të ulëta të melatoninit janë më të prirë për të rënë në depresion.