Disa hapa që mund të ndërmarrim janë:
1.Heqja e stigmës
Gjëja e parë që mund të bëjmë të gjithë për të parandaluar vetëvrasjen është të flasim për të.
Asnjë person në një gjendje vetëvrasëse ose që mundohet me ndonjë çështje të shëndetit mendor nuk duhet të ndihet i heshtur ose turpëruar.
E njëjta gjë vlen edhe për njerëzit që shqetësohen për një mik apo një anëtar të familjes.
Ata duhet të dinë se mund komunikojnë dhe të bëjnë një ndryshim. Shpesh, njerëzit kanë frikë ta ngrenë çështjen e vetëvrasjes, duke u frikësuar se do të gabojnë ose “ta vënë idenë në kokën e dikujt”.
Ky është një keqkuptim i madh. Njerëzit duhet të flasin për vetëvrasjen dhe të hapin dyert e komunikimit për ata që vuajnë me mendime vetëvrasëse raporton “Zëri.info”
2.Mësoni shenjat paralajmëruese
Ka shumë shenja paralajmëruese në lidhje me vetëvrasjen që të gjithë mund t’i kërkojmë kur mendojmë se dikush mund të jetë në telashe.
Disa nga to mund të jenë:
-Ritme jo të rregullta të gjumit
-Ankthi
-Largimi nga miqtë dhe familja
-Mendime jashtëzakonisht vetë-urryese
-Mungesa e shpresës
-Rritja e përdorimit të alkoolit ose drogës
-Ndjenja se ata janë një barrë për të tjerët
-Humbja e interesit në aktivitetet e preferuara – “asgjë nuk ka rëndësi”
-Mendime, plane, veprime vetëvrasëse raporton tutje “Zëri.info”
3. Mësoni si të afroheni dhe te komunikoni
Kur mendojmë për dikë mund të jetë me mendime vetëvrasëse, mund të mësojmë mënyra për të komunikuar me të dhe për t’i treguar se na intereson.
Kur afrohemi me dikë që është vetëvrasës, ka hapa të caktuar që duhet të ndjekim dhe mënyra se si duhet të angazhohemi.
Këto hapa përfshijnë:
Angazhimin – Angazhoni personin në rrezik në një mënyrë personale, përdorni kontaktin me sy, jepni vëmendjen tuaj të plotë, mos veproni si të hutuar.
Eksploronin – Eksploroni gjendjen e tyre nga pikëpamja e tij ose të saj duke inkurajuar shprehjen e hapur të shqetësimeve të tyre personale.
Tregoni se doni të kuptoni ndjenjat e tyre.
Identifikimin – Identifikoni nëse personi aktualisht po mendon për vetëvrasje. Jini të drejtpërdrejtë, bëni pyetje.
Pyetni – Nëse personi po mendon vetëvrasje, duhet të pyesim për arsyet pse këto ngjarje dhe ndjenja po e çojnë në një konsideratë të vetëvrasjes në këtë kohë.
Vlerësoni – Përdorni pyetje të mbyllura që kërkojnë një përgjigje po ose jo. Jini specifik. Pyetjet që kërkoni në këtë pikë adresojnë planin e personave për vetëvrasje dhe informacionin rreth sjelljes së mëparshme vetëvrasëse.
Pas marrjes së këtyre hapave, ne mund të ndihmojmë që personi të bëjë një plan veprimi ose plan sigurie për të ndihmuar në mbajtjen e tyre të sigurt.
4.Njihuni me burimet
Njihuni me burimet e komunitetit tuaj të cilat ofrojnë ndihmë për personat me mendime vetëvrasëse: si psikiatrit, psikologët, punëtorët social e profesionistët e tjerë të shëndetit mendor.
5.Merrni trajnim (kjo vlenë për profesionistët e shëndetit mendor dhe për cilindo që ofron kujdes shëndetësor)
Shumica e psikoterapeutëve praktikues shohin pesë klientë vetëvrasës në muaj, ndërsa një në katër terapistë do të humbasë një klient në vetëvrasje.
Megjithatë, shumica e profesionistëve të shëndetit mendor nuk kanë marrë trajnim të mjaftueshëm për ofrimin e shërbimeve ndaj klientëve vetëvrasës, duke pasur informacion të kufizuar që shpesh nuk i plotëson standardet aktuale të kujdesit.