Bruksel, 16 nëntor – Komisioni Evropian sot edhe zyrtarisht propozoi vendosje të Sistemit evropian për informacione për udhëtim dhe autorizim (ETIAS), me të cilin në të ardhmen, qytetarët e Maqedonisë, por edhe shtetasit e të gjitha vendeve që kanë regjim pa viza ndaj Bashkimit Evropian, do të duhet të plotësojnë paraqitje ku dhe për çka udhëtojnë në disa nga vendet-anëtare të Unionit, për çka edhe do të duhet të paguajnë nga pesë euro. Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, pasi që Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian, bashkëlegjislatorë, do ta miratojnë këtë sistem, ai do të duhet të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit 2020. Siguria në Evropa është temë e përhershme nga fillimi i mandatit të Komisionit të Zhan Klod Junker. Në fjalimin e paradokohshëm, Junker paralajmëroi se deri në nëntor, KE-ja do të propozojë Sistem evropian për informacione për udhëtim dhe autorizim (ETIAS). Punohet për sistem të automatizuar, i cili do të konfirmojë se kujt do t’i lejohet të udhëtojë në BE. Propozimi i Komisionit Evropian që të vendoset ky sistem është dërgesa e parë e prioriteteve akcize që janë identifikuar në udhërrëfimin nga Bratisllava. Sipas Qeverisë joformale të Unionit, ETIAS do të jetë sistem i automatizuar i krijuar që të identifikohen të gjitha rreziqet e ndërlidhira me vizitorët e BE-së që udhëtojnë pa viza në zonën Shengen. Të gjithë shtetasit e vendeve të treta, mes të cilëve edhe ata të Maqedonisë, që udhëtojnë pa viza, ndërsa planifikojnë të udhëtojnë në zonën Shengen në të ardhmen do të duhet të aplikojnë për leje për udhëtim nëpër sistemin ETIAS para udhëtimit të tyre. Informacionet e mbledhura përmes sistemit, me respekt të plotë të të drejtave themelore dhe mbrojtjes së të dhënave, do të mundësojnë verifikim paraprak të rreziqeve potenciale të sigurisë ose migracionit jo të rregullt në kuadër të BE-së.