Nuk ka rëndësi nëse jeni duke bërë palestër gjatë gjithë kohës, benefitet e notit nuk mund të zëvendësohen, shkruan Medical News, transmeton Gazeta Express.
Noti ka aftësinë t’jua ndërtojë muskuj, t’jua transformojë trupin dhe të ndikojë edhe në sistemin tuaj nervor. Këto janë disa nga benefitet e notit:
Është ushtrim që përfshin tërë muskujt e trupit
Gjatë notit ju përdorni të gjithë muskujt e trupit, duke filluar nga muskujt e këmbëve, barkut, duarve dhe vitheve. Ai ka 15% më shumë efekt në ndërtimin e muskujve se palestra.
Ndikon në mirëqenien mentale
Vetëm 30 minuta not gjatë ditës mjafton, që ju të keni një mirëqenie mentale. Një dietë e shëndetshme dhe 30 minuta not është gjithçka që ju duhet për të ndërtuar një stil të shëndetshëm të jetës.
Zvogëlon stresin
Noti i rregullt mund të zvogëlojë stresin, të reduktojë ankthin, depresionin si dhe të përmirësojë kualitetin e gjumit.
Humbni kalori
Noti është një nga mënyrat më të mira për të humbur peshë. Me gjysmë ore not, ju do të arrini të shkrini 200 kalori, dhe kjo vlerë është dyfishi i kalorive që humbni me ecje.
Zvogëlon rrezikun nga disa sëmundje
Duke marrë parasysh se noti është një ushtrim që stimulon funksionet e sistemit kardiovaskular, atëherë ky aktivitet do t’ju mbrojë dhe do të ulë rrezikun e disa sëmundjeve të lidhura me zemrën dhe ul rrezikun e diabetit.
Rrit nivelin e energjisë
Vetëm 30 minuta në ditë, noti do të arrijë të stimulojë prodhimin e energjisë nga sistemi metabolik.