Celulari dhe komunikimi përmes tyre bëhet çdo ditë e më tepër i rëndësishëm në përditshmërinë e njeriut. Aplikacionet e mesazheve çdo ditë e më shumë shtojnë shërbime dhe gjëra të reja për të tërhequr më shumë përdorues , që nga ofrimi i mesazheve falas, komunikimi me cideo dhe shpërndarja e fotove dhe videove. TechSot.al rendit për ju 10 aplikacionet më të mira në iOS dhe Android, të cilat mund ti mësoni më poshtë:
WHATSAPP. Është një nga apliakcionet më të mira pasi është i thjeshtë dhe i lirë. Ju mund të flisni , të telefononi , të komunikoni e video dhe mbi të gjitha jeni të sigurt për shkak të enkriptimit të mesazheve.
FACEBOOK MESENGER. Facebook ka një aplikacion të veçuar vetëm për mesazhet , duke e bërë goxha të rehatshme për të komunikuar më miqtë tuaj. Ju mund të flisni me zë dhe me video dhe mund të mbani imazhin e miqve tuaj në nja cep të telefonit ndërkohë që e bëni këtë.
LINE. Është më së shumti popullor më Azi , me më shumë se 600 milionë përdorues.
VIBER. Është një aplikaicon mjaft popullor i cili ju lejon që të shtoni kontaktet në mënyrë automatike . Ju lejon mesazhe falas dhe ju mundëson që të dërgoni stikera mjaft interesant . Gjithashtu Viber Out ju lejon që të realizoni telefonat ndërkombëtar me një çmim mjaftë të ulët.
GOOGLE HANGOUTS. Është i disponueshëm për pajisjet Android dhe mund të përdoret si një aplikacion default për mesazhet. Është gjithashtu i disponueshëm në iOS dhe madje mund ta përdorni edhe ne PC ose laptop duke e bere ideal për të komunikuar me miqtë tuaj.