48 persona vdesin pasi marrin vaksinën kundër gripit

424

Agjencia për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e Koresë Jugore njoftoi se ka shkuar në 48 numri i personave që kanë vdekur pasi kanë marrë vaksinën kundër gripit.

Megjithatë, autoritetet kanë thënë se nuk kanë gjetur lidhje të drejtpërdrejtë mes vdekjes së këtyre personave dhe vaksinës së gripit. Shteti i vogël aziatik po planifikon ta vazhdojë programin e vaksinimit me qëllim të shmangies së shfaqjes së dy epidemive në të njëjtën kohë gjatë dimrit, shkruan Reuters.

“Pas shqyrtimit të rasteve të vdekjeve deri më tani, nuk është koha që të pezullohet programi i vaksinimit, sepse vaksinimi është shumë jetik këtë vit, duke e marrë parasysh përhapjen e Covid-19”, tha drejtori i Agjencisë për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Jeong Eun-kyung.

Sipas tij, pas shqyrtimit të këtyre rasteve, nuk është gjetur ndonjë lidhje e drejtpërdrejtë mes vaksinës kundër gripit dhe 26 rasteve fatale që janë hetuar.