Sane zbarkon në Munih për testet mjekësore

28

Leroy Sane po kompleton transferimin te Bayern Munich. Anësori gjerman ka udhëtuar drejt Mynihut në mëngjesin e ditës së enjte, teksa në ora 07:30, ka filluar testet mjekësore. Sane ka udhëtuar deri në Mynih me aeroplan privat, raportojnë mediet në Gjermani.

Pas përfundimit të testeve mjekësore, Sane do të vazhdojë me procedurat tjera, me nënshkrimin e kontratës e deri te zyrtarizimi si lojtar i Bayern Munich. Kartoni i Sane do t’i kushtojë Bayern Munich rreth 50 milionë euro.

23 vjeçari edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Bundesligës, ku ka veshur fanellën e Schalke.

Comments are closed.