Libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe është “Meshari” i Gjon Buzukut. Sot bëhen 465 vjet që kur ka filluar të shkruhet kjo vepër, transmeton Gazeta Metro.
Gjon Buzuku këtë vepër të rëndësishme për gjuhën shqipe ka filluar ta shkruaj më 20 mars 1554 dhe e mbaroi me 5 janar 1555. Data, të cilat ndodhen të shkruara në pasthënien e vepres. Është kjo koha që punoi për shqipërimin, ose për botimin e saj, nuk del e qartë.
Libri përbëhej nga 110 fletë mirëpo kopja e librit që ka arritur është e cunguar dhe i mungojnë 16 faqet e para dhe ndër to edhe kopertina me faqen kryesore.
“U doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumë herrë se gluha jonë nukë kish gj~ të ëndigluom ën së shkruomit shenjëtë, ën së dashunit së botësë s’anë, desha me u fëdigunë, për smujta me ditunë, me zhdritunë pak mendetë e atyne qi të ëndiglonjinë… “Ëndë vietët M.D.L.IV. njëzet dit ëndë mars zuna ënfill, e ënbarova ëndë vietët një M.D.L.V., ëndë kallënduor, pjesë nga libri.
Me veprën e Buzukut kemi një vazhdimësi të kulturës shqiptare edhe në kushtet e vështira të pushtimit osman, kulturë që në humanistët u përfaqësua me vepra kryesisht në gjuhën latine, që ishte gjuha e kulturës e kohës dhe që u pasurua më vonë me veprat e Pjetër Budit, Frang Bardhit, Pjetër Bogdanit etj. në gjuhën shqipe.