Një grua në Manhattan e cila rastësisht bleu në një dyqan një tiketë të lotarisë në vlerë të 1 dollari u përball me diçka të cilën nuk e kishte imagjinuar asnjëherë, shkruan The Mirror. Për fatin e saj, shitësi gabimisht i dha një tiketë prej 10 dollarësh. 46 vjeçarja Oksana Zaharov nga New Jersey vërejti menjëherë gabimin. Ajo tha se kur shitësi i dha gabimisht tiketën i erdhi keq që t’ia kthente. Fatmirësisht gabimi ju kthye në miliona.
Nëna e dy fëmijëve nuk shkoi menjëherë të kontrollojë tiketën. Ajo madje tha se e kishte përdorur atë disa herë për të ruajtur faqet e librit që po lexonte. Kur e kontrolloi tiketën, Zaharov zbuloi se kishte fituar 5 milionë dollarë, transmeton Gazeta Express. Ajo shprehet shumë e habitur me fatin e saj, duke treguar që asnjëherë nuk kishe fituar asgjë. Së bashku me familjen ajo do të festojë në Bahamas këtë fitore duke treguar se është shumë e lumtur që fëmijët e saj do të përfitojnë nga ato para. Në fund, Zaharov shtoi se me këto para do të shkollojë fëmijët e saj.