Shëtitje me familjen, Ronaldo thyen karantinën (FOTO)

63

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë parë në rrugët e Funchal, duke nxjerr shëtitje fëmijët e tyre, imazhe që në dukje nuk kanë asgjë të keqe, por ky nuk është momenti i duhur për ta bërë diçka të tillë, në një kohë kur e gjithë bota është në emergjencë si pasojë e Covid-19.

Sulmuesi i Juventuesit e ka përfunduar prej kohësh karantinën e detyruar, fill pasi shoku i tij Daniele Rugani rezultoi pozitiv, por sërish këto pamje kanë sjellë polemika të shumta në Portugali.

Qeveria portugeze ka nxjerr një dekret që kufizon lëvizjet e njerëzve nga 22 marsi deri më 6 prill, urdhër të cilin Ronaldo nuk e ka respektuar. Ashtu si në shumë vende të botës edhe në Portugali ndalet lëvizja e më shumë se një personi, përjashto rastet kur kanë emergjenca. Shëtitje ma familjen, pa një rast emergjent, pa masa mbrojtëse, ka bërë që mbi CR7 të vërshojnë shumë kritika.

Comments are closed.