Shkup, 27 mars – Të gjithë futbollistët dhe stafi teknik i Dinamo Zagrebit këto ditë janë në qendër të kritikave në Kroaci, pasi kanë refuzuar uljen e rrogave me qëllim që të ndihmohet klubi në luftën kundër koronavirusit. Pothuajse të gjitha mediat i kanë sulmuar futbollistët e Dinamo Zagrebit, posaçërisht më kritik ka qenë gazeta “Vecernji List”, i cili në theks të veçantë e ka vendosur futbollistin shqiptar dhe anëtarin e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut dhe njëkohësisht kapitenin e Dinamos, Arijan Ademi.
“Jomorale, e turpshme, e papërgjegjshme, egoiste! Më këtë ata kanë treguar se jetojnë në botën e tyre të milionave dhe nuk kanë asnjë pasqyrë reale të kushteve kroate, ku punëtorët kasier këto ditë rrezikojnë të infektohen me koronavirus me 3500 kuna në muaj, me punëtorët e shiritave që marrin 3500 kuna në muaj, në të cilin mësuesit, zjarrfikësit, oficerët e policisë punojnë për 5-6,000 kuna. Por, futbollistët këtë të cilët janë mirë të paguar, për fat të keq nuk po e kuptojnë dhe deri në kunën e fundit i kërkojnë milionat të cilët u janë premtuar në marrëveshjet e arritura. Posaçërisht moral nuk ka Arijan Ademi, i cili si kapiten në zhveshtore nuk ka mundur ti detyrojë bashkëlojtarët që të pajtohen për tu ulur rrogat”, shkruan gazeta ” Vecernji List”.
“Ai (Ademi) u desh të kujtojë në momentin kur për shkak të dopingut u suspendua me katër vite mosluajtje (më pas dënimi iu ul në dy vite), ndërsa drejtuesit e klubit në atë moment thanë: ‘Arijani është kapiteni ynë, do të merr atë që i është premtuar në kontratë përmes katër viteve suspendim’. Tani i njëjti ai kështu ua rikthen dhe po dëshmon se paratë janë më të rëndësishme se klubi dhe të punësuarit në klub. Dyftyrësi kapiten! Për këtë shkak shiriti i kapitenit duhet të të merret menjëherë, nuk e meriton”, thuhet në shkrimin e gazetës “Vecernji List”.
Në anën tjetër, skuadra e Dinamo Zagrebit të enjten në mbrëmje në faqen e saj zyrtare ka njoftuar se ka larguar nga skuadra stafin teknik të Nenad Bjelica.
“Nga klubi janë shkarkuar ndihmëstrajneri Rene Poms, Nino Bule, Silvie Çavlina, Martin Majer, Karlo Rejhnold dhe Jasmin Osmanoviq”, thonë nga klubi kroat. “I pari për masat është njoftuar trajneri Nenad Bjelica edhe atë në bisedën telefonike, pasi takim nuk mundeshim të realizojmë duke marr parasysh se trajneri nuk është në Kroaci. Ndërkohë që këto masa në mënyrë decide nga ai u refuzuan. Gjithashtu, fillimisht në bisedë telefonike dhe më pas edhe në mbledhjen e klubit, për këto masa u njoftua edhe kapiteni Arijan Ademi me të cilin ishin disa lojtar të ekipit të parë. Edhe në këtë mbledhje dhe më pas telefonike, këto masa në mënyrë të prerë e refuzuan. Kështu nuk ishte me të punësuarit tjerë dhe një pjesë e sektorit sportiv, shkollave të futbollit dhe të punësuarve tjerë, të cilët në afat të shkurtër i pranuan masat e Drejtuesve të Klubit. Shpresonim se lojtarët dhe trajneri i Nenad Bjelica do të na lënë hapësirë për manovrim për arritjen e marrëveshjes, por ata të vendosur thanë ‘JO’ dhe me këtë na demantuan. Këtë për një afat të shkurtër e morëm pas një njoftimi me shkresë”, thuhet në kumtesën e klubit të Dinamo Zagrebit.
Ndërkohë, jo vetëm të kësaj gazete, Arijan Ademi, stafi teknik dhe futbollistët në qendër të kritikave kanë qenë edhe nga tifozët e Dinamos, por ka edhe prej atyre që i përkrahin lojtarët.