Një grua 45-vjeçe solli në jetë fëmijën e saj dhe ajo nuk e dinte që ishte shtatzënë. Beth Clay shkoi në spital prej dhimbjeve të lindjes, por që ajo mendonte se dhimbja i shkaktohej nga veshkat. Gjatë 9 muajve të shtatzënisë, Beth tha se ajo kishte një stil jete shumë aktive dhe nuk mbante një dietë strikte. “Kur vogëlushi Liam Ryder Clay erdhi në këtë jetë, ne u habitëm sepse nuk dinim asgjë në lidhje me shtatzëninë. Ishte diçka e pabesueshme. Mendoja se një gjë e tillë nuk mund të ndodhte kurrë që ju keni një bebe në bark dhe nuk keni asnjë lloj dijenie për këtë. Por ja që një gjë e tillë ndodhka dhe ne jemi dëshmi e gjallë e kësaj ngjarjeje”, tha babai i foshnjës, Scott. Gjithashtu ai shtoi se gruaja e tij nuk i kishte ndjerë goditjet e foshnjës për asnjë moment. Për më tepër Beth kishte një bark jo shumë të madhe dhe ajo mendonte se bëhej fjalë për shtim në peshë.