Çereku i qytetarëve pjesëmarrës në një sondazh në Serbi, ka thënë se mbështesin ndarjen e Kosovës prej tyre.
Derisa 44% e tyre këtë nuk e shohin si zgjidhje. Kështu thonë të dhënat e publikuara nga Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci i publikuar sot (CeSID), shkruan Beta, përcjell Klan Kosova.
Ky sondazh është kryer nga 5 deri më 20 shtator, ku për mostër kanë qenë një mijë e 510 qytetarë serbë mbi moshën 18 vjeçare.
Përgjigja “gjithçka njëjtë” ka qenë ajo që e kanë dhënë 14% e qytetarëve, kurse 17% e pjesëmarrësve kanë thënë nuk janë të sigurt se çka të thonë.