E përditshmja spanjolle Marca përmes burimeve të saj ka njoftuar se gjyqtari i takimit Barcelona-PSG, Deniz Aytekin pritet të dënohet nga UEFA. Legjenda italiane e referimit, Pierluigi Collina i cili vendos për monitorimin dhe përzgjedhjen e gjyqtarëve për ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Europa Leagues është duke e hetuar gjyqtarin gjerman. Sipas Marcas, ai dhe koleget e tij besojnë se nuk do të ishte e mirë për UEFA’n që Aytekin të referonte këtë edicion në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, UEFA nuk do të dënojë zyrtarisht, por thjeshtë do ta lerë jashtë referimit në garat e rëndësishme evropiane.