Plot 36 vjeç që duken sikur nuk është mosha por thjesht numra të vendosur ashtu kot… Ky është rasti i Fabio Quagliarellas për shembull, sulmues i Sampdorias që ka shkuar 25 gola në Serie A dhe një hap larg titullit si golashënues i kampionatit.
Por, nëse largohemi nga Italia dhe shkojmë në Skoci, do të zbulojmë se ka edhe më mirë… Stephen Dobbie quhet protagonisti, sulmues i Queen of the South FC, skuadra që luan në Championship skocez, pra kategoria e dytë.
Plot 18 transferime në karrierë, gjithmonë duke ndjekur golin. Ky është sezoni i tij i tretë me fanellën e Queen dhe po thyen çdo rekord të mundshëm. 26 gola të shënuara më parë, po aq te i dyti. Po i treti? 43 gola në 43 ndeshje të luajtura, plus edhe shtatë pasime për gol, duke përfshirë të gjitha kompeticionet. Numra të çmendur.
Skuadra tani ëndërron. Po, sepse – pasi ka dalë në vend të nëntë të renditjes – ka fituar gjysmëfinalen e play-off ndaj Montrosë. Barazim në vajtje, 5-0 te e dyta. Meritë e trigolëshit të Dobbie, i treta e sezonit.
Skocezi ka kaluar 41 gola bashkë me Nicky Clark (sot zëvendës trajner) dhe Jimmy Rutherford (sezoni 1931-32): “Eshtë nder për mua, jam i lumtur që u futa në librin e rekordeve”.