Pikërisht për faktin që ka ndaluar internetin, lidhjet ëi-fi apo të çdo lloji, Guardiola nuk është edhe aq dakord. E konsideron atë më shumë si një vendim të mirë të ndarë dhe të mbështetur për nga qëllimi nga i gjithë kontigjenti i ekipit. Kështu e shpjegon ai gjatë një bashkëbisedimi të publikuar në faqen zyrtare të klubit të Manchester City. “Ekzistojnë disa zona në qëndrën sportive, ku futbollistët mund të shpezojnë edhe të gjithë ditën në cellular. Por ka edhe disa zona, sikurse është salla e masazheve, ku nuk më pëlqen fare që ata të dërgojnë mesazhe, ndërkohë që fizioterapistët punojnë për ata. Respekti për stafin që dedikohet çdo ditë për futbollistët, me pak fjalë është në bazë të gjithçkaje. Dhe skuadra e ka mirëkuptuar dhe zbatuar këtë mesazh. Çunat janë dakord. Nuk u kam thënë ‘mos bëni këtë, ose atë’, sepse jam trajneri. U kam shpjeguar motivet: ‘komponentët e stafit punojnë me ju, kujdesen për ju dhe jetojnë për ju, ndaj në ato 20 -25 minuta punë bashkë, duhet t’i respektoni’”, siguron Guardiola.
Mes masave më drastike në historinë e futbollit, ajo e kërkuar nga Guardiola tingëollon shumë herë më e ponderuar. Përgjatë bashkëbisedimet me faqen zyrtare të Manchester City, trajneri preku një tjetër çështje për të cilën është shumë i interesuar: mundësinë që të lançojë në ekipin e parë talentet e sektorit të të rinjve. Ishte pikërisht ky fati i tij te Barcelona, ndërkohë në Angli, situata është vendosmërisht në një nivel shumë herë më embrional. “Do të më pëlqente të besoja dhe mbështetesha në një numër më të madh futbollistësh anglezë në ekip, më besoni, por janë edhe më shumë të kushtueshëm. Kur isha te Barcelona, më pëlqente shumë të luaja me produktet e akademisë, sepse jepnin diçka speciale, por në disa raste kjo gjë nuk është e mundur. Me mua, ose pa mua, por shpresoj që të ndodhë me mua, do të ishte bukur të mund të luaja me djemt që tani po rriten”, përfundoi Guardiola.